Te rejat e Fundit

Hapet thirrja pėr aplikime pėr kėrkuesit e rinj akademikė

PERFORM nė bashkėpunim me Akademinė e Studimeve Politike (ASP) shpall thirrjen pėr aplikime nė programin “Mbėshtetje pėr kėrkimin mbi politikat pėr akademikėt e rinj”, dedikuar pėr hulumtuesit e rinj nga bota akademike. Deri nė 10 kėrkues do tė trajnohen dhe mbėshteten financiarisht pėr tė hulumtuar mbi politika me interes pėr t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranės.

Kursi i parė i shkollės mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike u zhvillua nė Pogradec nga data 9-11 mars 2018. Ekspertėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore.

Zhvillohet trajnimi i parė i Akademisė sė Lidershipit

Trajnimi i pare i "Programit tė Akademisė Lidershipit" u mbajt nga 28 shkurt - 2 mars 2018 nė hotelin "Bleart", nė Durrės, me pjesėmarrjen e 23 kryetarėve tė bashkive, pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nė nivel lokal dhe nėpunėsve civilė vendor tė lartė.

Nėnshkruhet marrėveshja pėr akreditimin e Akademisė sė Lidershipit

Njė Marrėveshje Bashkėpunimi tripalėshe me qėllim akreditimin e Programit tė Akademisė sė Lidershipit (PAL) u nėnshkrua sot mes z. Claus Neukirch, kreu i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, z. Fatmir Demneri, drejtori i Shkollės Shqiptare tė Administratės Publike si dhe z. Erjon Tase, drejtor i Akademisė sė Studimeve Politike.

Hapet thirrja pėr aplikime nė Akademinė e Lidershipit 2018

Shkolla Shqiptare e Administratės Publike dhe Akademia e Studimeve Politike shpallin thirrjen pėr aplikime pėr pjesėmarrjen nė “Programi i Akademisė sė Lidershipit” (PAL), program i Qendrės sė Ekspertizės pėr Reformat nė Qeverisjen Vendore pranė Kėshillit tė Evropės, me synim rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese tė drejtuesve tė lartė tė administratės publike dhe vendore.

Nis zbatimi i “Programit i Akademisė sė Lidershipit”

Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e “Programi i Akademisė sė Lidershipit” (PAL), program i Qendrės sė Ekspertizės pranė Kėshillit tė Evropės, me fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese tė drejtuesve tė lartė tė administratės publike dhe vendore.

Kremtohet 10-vjetori i themelimit tė Shkollės sė Studimeve Politike

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi sot 10 vjetorin e themelimit tė saj nė njė ceremoni tė zhvilluar nė hotel Plaza nė Tiranė. Personalitete tė rėndėsishme si Presidenti i Republikes z. Ilir Meta; zv.kryeministrja znj. Senida Mesi; kreu i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, Z. Claus Neukirch; ambasadori zviceran nė Tiranė, Z. Christoph Graf, si dhe bashkėpunėtorė tė ndryshėm ndėr vite, vlerėsuan rolin Shkollės sė ngritur nga Kėshilli i Evropės me mbėshtetjen zvicerane, pėr edukimin e udhėheqėsve tė rinj.

Akademia prezanton rekomandimet mbi edukimin e votuesve ne prag te reformes zgjedhore

Akademia e Studimeve Politike prezantoi rekomandimet e saj nė konferencėn e zhvilluar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, me qėllim percaktimin e hapave kryesore qė duhet tė ndėrmerren nė kontekstin e njė reforme tė ardhshme zgjedhore.

Vlerėsime pėr edukimin e votuesve tė rinj dhe aplikacionin e zgjedhjeve

Akademia e Studimeve Politike pėrfundoi me sukses dhe mori vlerėsimet maksimale nga Kėshilli i Evropės dhe bashkėpunėtorėt e tjerė pėr pėrfundimin me sukses tė programit tė edukimit tė votuesve pėr herė tė parė nė zgjedhjet parlamentare tė 25 qershorit 2017. Gjithashtu, raporti mė i fundit i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet pėrfshiu njė rekomandim mbi pėrmirėsimin e ndėrgjegjėsimit tė votuesve nė zgjedhjet e ardhshme nė vendin tonė.

Rinis mbėshtetja pėr kėrkimet e alumnėve tė Shkollės mbi politikat nė nivel vendor

Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Fondacionin Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA), po zbatojnė fazėn e dytė tė mbėshtetjes pėr punime kėrkimore dhe advokuese me synim pėrmirėsimin e politikave nė nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mėtejshėm tė angazhimit qytetar dhe profesional tė antarėve tė rrjetit tė alumnėve.