Te rejat e Fundit

Kursi i tretė i Shkollės me fokus integrimin evropian

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshėm pėr hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit tė tretė tė Shkollės sė Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua nė hotel “Bologna”, nė Vlorė nė datat 8-10 qershor 2018, me prezencėn e lektorėve tė pėrzgjedhur vendas dhe tė huaj.

Parlamentarėt vizitė nė Berlin pėr energjinė dhe klimėn

Akademia e Studimeve Politike koordinoi vizitėn e njė delegacioni tė parlamentit shqiptar nė Berlin nė datat 6-9 qershor 2018. Deputetėt Besnik Baraj, Edmond Panariti dhe Endri Hasa, si pėrfaqėsues tė komisionit parlamentar tė Veprimtarive Prodhuese, patėn mundėsinė qė tė njihen me praktikat mė tė mira nė Parlamentin gjerman nė pėrkrahjen e zbatimit dhe pėrmirėsimit tė efikasitetit tė energjisė dhe mbrojtjes sė klimės.

Drejtorėt e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botėror pėr Demokraci 2018

Takimi vjetor i pranverės i drejtorėve tė 21 Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės u zhvillua mė 24-25 maj 2018 nė Strazburg. Temat e diskutuara pėrfshinė shkėmbimin e praktikave dhe ekspertizės mė tė mirė ndėrmjet shkollave; vlerwsimin e kurrikulės sė tyre dhe si tė krijohen sinergji tė mėtejshme me programet e tjera tė Kėshillit tė Evropės.

Zhvillohet kursi i dytė i Shkollės mbi lidershipin dhe pėrfaqėsimin politik

Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike me temė “Lidershipi dhe pėrfaqėsimi politik”, u zhvillua nė datat 18-20 Maj 2018 nė Durrės. Nėpėrmjet ekspertizės mė tė mirė tė sjellė nga ekspertėt vendas dhe ndėrkombėtarė tė fushės si dhe diskutimeve tė hapura, pjesėmarrėsit e programit patėn mundėsinė qė tė thellojnė njohuritė dhe trajnohen mbi aspekte tė rėndėsishme tė karrierės sė tyre.

Drejtuesit vendorė nė kursin e dytė mbi Lidershipin

Mbi 20 kryetarė dhe drejtues tė tjerė tė lartė tė qeverisjes vendore morrėn pjesė nė datat 16-18 Maj 2018 nė kursin e dytė tė trajnimit tė "Akademisė sė Lidershipit”. Sesionet e kursit kombinuan qasjen teorike me atė praktike dhe zgjidhjet pėr problemet e pėrditshme tė NJQV-ve. Ushtrimet e shumta nė grupe si dhe simulimet me role zgjuan interesin e duhur gjatė tri ditėve tė trajnimit.

Nis trajnimi mbi kėrkimin mbi politikat pėr akademikėt e rinj

Trajnimi i parė i Programit tė Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj u zhvillua nė Tiranė mė 16-18 maj 2018. Trajnimi pėr 10 kėrkuesit e pėrzgjedhur u drejtua nga Z. Eoin Young dhe Z. Ashot Khurshudyan, tė dy ekspertė tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave (ICPA), nė konsultim me PERFORM dhe Akademinė e Studimeve Politike (ASP).

Seminar informues me parlamentarėt mbi Energjinė dhe Klimėn

Nė Kuvendin e Shqipėrisė u zhvillua sot njė seminar informues pėr deputetėt dhe stafin e komisioneve parlamentarėve me qėllim rritjen e njohurive mbi zhvillimin e qėndrueshėm tė energjisė dhe mbrojtjen nga ndryshimet klimatike. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Kuvendin me mbėshtetjen e GIZ dhe me partneritetin e Komunitetit tė Energjisė nė Vjenė.

Firmoset marrėveshja mbi programin e akademikėve tė rinj

Angazhimi i bashkisė Tiranė nė programin e PERFORM dhe Akademisė sė Studimeve Politike u zyrtarizua mė tej sot me nėnshkrimin e njė Marrėveshje Bashkėpunimi mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe menaxherit tė projektit Martin Dietz. Falė kėtij partneriteti synohet tė krijohet njė grup kėrkuesish tė rinj, tė cilėt do tė ndihmojnė Bashkinė e Tiranės nė hartimin e politikave tė saj

ASP nis programin pėr edukimin kundėr ekstremizmit tė dhunshėm

Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e njė projekt tė ri pilot pėr edukimin e tė rinjve dhe komuniteteve pėr tė qėnė tė aftė tė rezistojnė ndaj ekstremizmit tė dhunshėm. Kjo ndėrhyrje bazohet mbi eksperiencėn e gjatė nė edukimin qytetar tė tė rinjve nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit si dhe falė ekspertizės mė tė mirė tė ofruar nga partneriteti me Kėshillin e Evropės.

Dorėzohen rekomandimet e ASP mbi reformėn zgjedhore

Akademia e Studimeve Politike dorėzoi zyrtarisht rekomandimet e saj pranė Komisionit tė Posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Zgjedhore me qėllim pėrmirėsimin e procesit tė administrimit zgjedhor. Kėto rekomandime bazohen mbi eksperiencėn disavjeēare tė ASP nė zbatimin e programit tė edukimit tė votuesve tė rinj