Te rejat e Fundit

Promovohet portali kombėtar pėr sinjalizimin e webfaqeve me pėrmbajtje tė paligjshme

Bllokimi i shpejtė i mesazheve nė internet qė nxisin urrejtjen, abuzimet dhe ekstremizmin e dhunshėm mund tė kryhet vetėm me njė bashkėpunim efektiv mes institucioneve dhe publikut. Portali kombėtar pėr sinjalizimin e faqeve tė internetit me pėrmbajtje tė paligjshme mundėson kėtė ndėrveprim mes aktorėve tė ndryshėm.

Nis projekti i pėrbashkėt pėr mbrojtjen e konsumatorit dhe integrimin evropian

Lėvizja Europiane nė Shqipėri, Akademia e Studimeve Politike dhe Qendra Alert kanė bashkuar forcat pėr zbatimin e projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Kjo inisitativė e pėrbashkėt synon rritjen e kapaciteteve tė Organizatave tė Shoqėrisė Civile

Diplomohet gjenerata 2020 e Shkollės sė Studimeve Politike

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik pėr pjesėmarrėsit e gjeneratės 2020. Njė grup prej 15 drejtuesish tė rinj u diplomuan pas pėrfundimit tė njė cikli njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Publikohet Raporti i Monitorimit SETA mbi fushatėn zgjedhore

Raporti i gjashtė i Monitorimit SETA pasqyron gjetjet nė drejtim tė sjelljes sė administratės shtetėrore, pėrdorimit tė aseteve publike dhe shpenzimet propagandistike tė subjekteve zgjedhore gjatė fushatės zgjedhore.

Publikohet monitorimi i pestė mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

Publikohet Raporti i pestė i Monitorimit tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 25 mars - 25 prill 2021

Publikohet monitorimi i katėrt mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

Publikohet Raporti i katėrt i Monitorimit tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 1-25 mars 2021.

ASP trajnim pėr gazetarėt pėr monitorimin e fushatės zgjedhore

Mbi 25 gazetarė lokalė dhe profesionistė tė medias u trajnuan sot mbi monitorimin e pėrdorimit tė burimeve shtetėrore dhe financimin e fushatės sė saponisur zgjedhore. Pjesėmarrėsit u njohėn me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe kufizimet e reja qė parashikohen me qėllim ofrimin e shanseve tė barabarta pėr tė gjithė kandidatėt nė zgjedhjet e 25 prillit.

Publikohet monitorimi i tretė mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

Publikohet Raporti i tretė i Monitorimit tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 1-28 shkurt 2021.

Finalizohet programi i Shkollės sė Studimeve Politike 2020

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses njė vit tė vėshtirė akademik pėr 21 pjesėmarrėsit e gjeneratės 2020. Njė grup drejtuesish tė rinj – aktivistė politikė, autoritete vendore, pėrfaqėsues tė administratės publike si dhe aktivistė tė shoqėrisė civile – u trajnuan nė njė cikėl njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Dorėzohet kėrkesa pėr ndryshimin e rregullores mbi veprimtaritė e ndaluara

Akademia e Studimeve Politike nė bashkėpunim me Shoqatėn pėr Kulturė Demokratike dhe Institutin e Studimeve Politike dorėzoi zyrtarisht pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve njė kėrkesė pėr ndryshimin e rregullores pėr raportimin e veprimtarive tė ndaluara tė zyrtarėve tė lartė publikė gjatė periudhės parazgjedhore.