Zhvillohet kursi i parė i Shkollės sė Studimeve Politike 2013 - Pogradec

E Enjte, 28 Shkurt 2013



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike i titulluar “Partitė Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua nė Pogradec nga data 22-24 Shkurt 2013. Ekspertėt dhe lektorėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika. Me mjaft interes u ndoqėn modulet e Z. Alban Bala, ekspert i Marrėdhėnieve Publike, nė lidhje me ndėrtimin e strategjive tė komunikimit politik. Gjithashtu Z. Blendi Kajsiu, studiues dhe analist i njohur, ndau me pjesėmarrėsit qasjen ideologjike dhe programore tė forcave politike shqiptare duke trajtuar edhe shembullin praktik tė studimit tė realizuar sė fundi nga OSFA-Soros mbi ligjėrimin politik tė dy liderėve kryesorė.Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm ishte ēėshtja e sistemit zgjedhor dhe reformės elektorale tė trajtuara nga dy ekspertėt kryesorė tė kėsaj fushe, Z. Kastriot Islami dhe Z. Oerd Bylykbashi. Diskutimet me pjesėmarrėsit ishin tė vlefshme pėr tė kuptuar mė mirė problematikėn e zgjedhjeve shqiptare, sidomos nė fokusin e zgjedhjeve tė ardhshme tė 23 qershorit. Pjesėmarrėsve iu sigurua edhe njė kopje e kodit tė ri zgjedhor, falė bashkėpunimit tė ASPS me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Njė debat i drejtpėrdrejtė iu kushtua edhe cėshtjes sė “Demokracisė sė brendshme partiake”, e trajtuar nga Z. Afrim Krasniqi, si njė studies dhe politikan aktiv nė sferėn e sistemit politik shqiptar. Qasja e ofruar ishte ajo e njė trajtimi tė eksperiencave mė tė mira botėrore dhe krahasimit me praktikėn aktualė tė 20 viteve tė fundit nė partitė shqiptare. Rreth 22 pjesėmarrės nė mėnyrė aktive mėsuan dhe ndanė teori dhe eksperienca me fokus tė veēantė mbi zhvillimet aktuale tė vendit. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe tė vendosura nė njė rend logjik pėr tė plotėsuar dhe mbėshtetur njėra-tjetrėn.