Ceremonia e diplomimit pėr vitin akademik 2012

E Enjte, 08 Nentor 2012



8 Nėntor 2012 - Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u dorėzoi sot diplomat 33 pjesėmarrėsve tė programit tė vitit akademik 2012. Nė njė ceremoni zyrtare ku ishin tė pranishėm Presidenti SH.T.Z. Bujar Nishani, Zv. Sekretarja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Europės, Znj. Gabriella Battaini-Dragoni dhe Zv. Ambasadori i Zvicrės, Z. John Ruhoff, u vlerėsua suksesi i kėtij programi dhe u shpreh vullneti pėr tė vazhduar mbėshtetjen ndaj kėsaj shkolle.

Zv. Ambasadori zviceran Z. John Ruhoff pėrshėndeti tė pranishmit dhe i pėrgėzoi tė sapo-diplomuarit. “Jam i kėnaqur qė shoh se njė traditė shumė e mirė qė nisi nė 2007 me mbėshtetjen e Kėshillit tė Europės po vazhdon”, tha Z. Ruhoff. “Ne e shohim pėrgatitjen, trajnimin dhe ēertifikimin e udhėheqėsve, ligjvėnėsve dhe administratorėve publikė tė ardhshėm si njė kontribut tjetėr thelbėsor pėr pėrparimin e Shqipėrisė”, shtoi Zv. Ambasadori. Ai theksoi se shkolla ėshtė njė instrument efektiv pėr formimin e udhėheqjes sė ardhshme politike nė Shqipėri dhe pėr pėrēimin e vlerave tė tolerancės, dialogut dhe hapjes.

“Pėrvoja nė Evropėn Qendrore dhe Lindore ka treguar se kėto Shkolla mund tė kontribuojnė nė mėnyrė domethėnėse pėr forcimin e demokracisė dhe njė kulturė mė tė shėndetshme politike“, tha Zv. Sekretarja e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Europės, Zj. Gabriella Battaini-Dragoni. Ajo gjithashtu pėrgėzoi tė diplomuarit dhe deklaroi se tani e tutje ata janė ambasadorė dhe avokatė tė parimeve dhe vlerave qė promovon Kėshilli i Europės.

“Ky diplomim koinēidon me 100 vjetorin e pavarėsisė dhe gjithashtu me pėrfundimin e presidencės sė Shqipėrisė nė Kėshillin e Evropės”, tha Presidenti Nishani. “Kjo ėshtė njė koinēidencė e kėndshme sepse tė gjithė kėto ngjarje tregojnė nė synim tonin, atė tė vlerave demokratike dhe integrimit Evropian”, shtoi Presidenti gjatė fjalės drejtuar studentėve.

Nė fjalėn e tij, Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike Z. Erjon Tase falėnderoi Kėshillin e Evropės dhe Bashkėpunimin Zviceran pėr mbėshtetjen e tyre. “Ēdo udhėheqės i sotėm apo i tė nesėrmes, ka nevojė tė mėsojė mė shumė, tė shkėmbejė idetė e tij me tė tjerė tė ngjashėm dhe nė kėtė mėnyrė tė pėrmirėsojė vetveten dhe mėnyrėn e drejtimit tė tij”, tha nė fjalėn e tij Z. Tase.“Dėshira nė rritje vit pas viti pėr t’u bėrė pjesė e programit dhe eksperienca pozitive e deritanishme, na bėjnė tė besojmė se ky program ėshtė i suksesshėm dhe njėkohėsisht i nevojshėm pėr liderėt tanė tė ardhshėm“, vazhdoi Z. Tase.

Njė nga studentet e diplomuara ndau pėrvojėn e saj dhe pėrshkroi rrugėtimin pėrgjatė vitit tė studimeve. ”Shkolla ka sfiduar mėnyren time tė tė menduarit, mė ka ofruar njohuri tė reja dhe ka strukturuar dijet e vjetra” u shpresh njė nga tė diplomuarit, Suela Lala.  Ngjarja u mbyll me dhėnien e diplomave dhe me njė pritje.

Ky ėshtė brezi i  gjashtė i liderėve tė ardhshėm tė diplomuar dhe pas kėtij momenti, ata do t’i bashkėngjiten rrjetit tė rreth 180 alumnėve qė kanė pėrfunduar kėtė program dhe kanė vazhduar me sukses karrierėn e tyre personale nė politikė, administratėn publike dhe vendore, biznes, shoqėrinė civile dhe botėn mediatikeShkolla Shqiptare e Studimeve Politike u ngrit fillimisht nga Kėshilli i Evropės dhe aktualisht mbėshtetet nga Zyra e Bashkėpunimit Zviceran nė Shqipėri. Mbėshtetja Zvicerane e mundėsoi  Shkollėn qė tė rrisė numrin e kurseve si dhe tė pėrfshijė qeverisjen vendore dhe rajonale si njė temė tė veēantė.