Kursi i katėrt kombėtar "Shqipėria dhe trendet e Integrimit Evropian" - Pogradec 2012

E Premte, 22 Qershor 2012



Pėr vetė rėndėsinė qė pėrbėn integrimi evropian pėr tė ardhmen e vendit tonė dhe tė gjithė rajonit tė Ballkanit, studimi i kėtij procesi zė njė vend tė rėndėsishėm nė kurrikulėn e Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike. Nėn kėtė kėndvėshtrim u organizua nė Pogradec, mė 22-24 qershor, kursi i katėrt kombėtar i programit tė trajnimit tė lidershipit. Kursi ishte i pėrbėrė nga tre nėntema kryesore:

""Moduli i parė kishte si fokus politikėn e pėrvbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė tė Bashkimit Evropian dhe njė kėndvėshtrim i detajuar iu dha edhe “pranverės arabe” dhe rolit tė diplomacisė tė BE-sė nė zhvillimet demokratike dhe tranzicionin e vendeve tė Mesdheut Jugor. i ftuar pėr tė ndarė eksperiencėn e tij nė kėtė modul ishte z Alexis Vahlas, profesor i asociuar nė Universitetin e Strasburgut dhe kėshilltari politik i komandės sė Mbrojtjes Ajrore Franceze dhe Force Operacionet ajrore.

Njė ndėrhyrje interesante nė prezantimin e stadit aktual tė integrimit dhe sfidave tė Bashkimit Evropian si njė entitet sui-generis u zhvillua nė kėtė kurs nga z. Clive Rumbold, shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit nė Delegacionin Evropian nė Shqipėri. Z. Rumbold gjithashtu iu pėrgjigj interesimit tė pjesėmarrėsve, duke shkėmbyer kėndvėshtrimet e tij mbi gjendjen aktuale politike dhe 12 prioritetet qė Shqipėria duhet tė pėrmbushė nė mėnyrė qė tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE.

Pjesa e fundit e kursit, i dha mundėsinė Znj Grida Duma, Zv.Ministre e Integrimit Evropian dhe Z. Ditmir Bushati, kryetar i komisionit parlamentar tė Integrimit Evropian, pėr tė plotėsuar cėshtjen e procesit tė integrimit evropian, parė nga aspekti institucional shqiptar. Pjesėmarrėsit diskutuan nė lidhje me mekanizmin e para-aderimit dhe kėrkesat pėr statusin e kandidatit duke prekur problematika konkrete dhe zgjidhjet e tyre.