Kursi i tretė kombėtar

E Premte, 25 Maj 2012



Mė 25-26 maj u zhvillua nė Sarandė kursi i tretė kombėtar i SHSHSP me tematikė  “Politikat, qeverisja dhe modelet e zhvillimit pėr njė demokraci tė qėndrueshme”. Qėllimi i kėtij kursi ishte tė krijohej njė debat pėrmes sė cilės pjesėmarrėsit do tė mund analizonin lidhjen midis modeleve tė qeverisjes sė mirė tė aplikuara nė politikat e zhvillimit ekonomik dhe demokracisė, nė kontekstin e ekonomive tė ndėrvarura dhe globalizimit.

Nė lidhje me konceptin e mirė qeverisjes, z. Bernard Zeneli, drejtues i projektit “Brain gain” nė Shqipėri, trajtoi disa aspekte tė bazuara nė studimet bashkėkohore dhe nxiti debatin e pjesėmarrėsve rreth shembujve tė qeverisjes sė mirė nė Shqipėri nė lidhje me vetė-qeverisjen nė politikat lokale, menaxhimin e mbeturinave tė ngurta nė zonat rurale etj. Njė tjetėr modul i kursit u fokusua nė Zhvillimin e Qėndrueshėm Ekonomik Rajonal, duke trajtuar rėndėsinė e zhvillimit rajonal si njė bazė pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike pėr tė gjithė vendin.

Diskutimet me pjesėmarrėsit vijuan me z. Artan Hoxha, drejtor i Institutit tė Studimeve Bashkėkohore ISB, mbi ndikimin e reformave rregullatore dhe pėrmirėsimi i klimės sė biznesit pėr zhvillimin e sektorit privat dhe klima e pėrgjithshme e biznesit nė Shqipėri si dhe sfidat e zhvillimit tė bazuar mbi parimet e efikasitetit vs demokratike. Ndėrsa moduli i katėrt i kursit, identifikoi sfidat pėr administratėn publike nė nivel qendror dhe vendor nė Shqipėri dhe solli nė vėmendje problematikėn dhe reformat qė po merren nė aspektin e rritjes profesionale tė administratės. Z.Roland Bejko, alumni i shkollės franceze tė administratės ENA sė bashku me z.Philipe Valeri, kėshilltar teknik francez pranė Ministrisė sė Brendshme, njohėn pjesėmarrėsit me kėto reforma qė po ndėrmeren nė bashkėpunim me partnerėt e huaj.