Akademia pjesė e konferencės rajonale pėr energjinė nė Beograd

E Merkure, 02 Nentor 2011



Beograd - Nė datat 17-19 tetor 2011 u zhvillua nė Beograd nga shkolla politike serbe, aktiviteti rajonal “Energji-Zhvillim-Demokracia: Formimi i njė tė ardhmeje tė re tė Energjisė pėr Evropėn Juglindore". Aktiviteti mblodhi pėrfaqėsuesit e parlamenteve, ministra, drejtues institucionesh, ekspertė, pėrfaqėsues tė biznesit dhe shoqėrisė civile si dhe medias nga i gjithė rajoni, me qėllimin pėr tė shkėmbyer eksperiencėn e deritanishme nė realizimin e objektivave tė vendosura pėr eficencėn e energjisė. “Akademia e Studimeve Politike” bashkėpunoi nė pėrfaqėsimin e vendit tonė nė kėtė konferencė nėpėrmjet njė delegacioni tė rėndėsishėm. Pjesė e grupit shqiptar ishin deputetėt Jemin Gjana, Selami Xhepa, Mimi Kodheli, Sherefedin Shehu, Ermelinda Meksi, Florion Mima, nėnkryetari i bashkisė sė Tiranės, Edmond Panariti, ekspertėt e energjisė Agim Bregasi dhe Arta Sevrani, kreu i shoqatės sė arkitektėve Artan Shkreli, ambjentalisti Xhemal Mato si dhe njė grup pėrfaqėsuesish tė mediave. Aktiviteti u zhvillua nė ambjentet e parlamentit serb dhe u nderua nga shumė krerė tė organizmave ndėrkombėtare dhe rajonalė.   Z.Jemin Gjana si drejtues i komisionit parlamentar tė Punėve Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit, u ftua qė tė parashtronte hapat qė po hedh Kuvendi i Shqipėrisė nė adoptimin e legjislacionit evropian dhe rėndėsinė qė i kushtohet arritjes sė objektivave tė vendosura nga BE nė sektorin e eficencės sė energjisė. Gjithashtu, z.Agim Bregasi, kreu i drejtorisė sė energjisė pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, shprehu pėrpara tė pranishmėve projektet e vendit tonė pėr tė rritur fuqinė prodhuese tė energjisė sė rinovueshme dhe diversifikimin e saj.   Deputetėt dhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė institucioneve dhe shoqėrisė civile qė ndodheshin nė Beograd, janė tashmė pjesė e programit shqiptar tė projektit "Dialogu Publik pėr pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė nė Evropėn Juglindore". Ky program ėshtė njė bashkėpunim i organizatės gjermane GIZ dhe rrjetit rajonal tė shkollave tė studimeve politike, njė program i Kėshillit tė Evropės pėr trajnimin e liderėve tė rinj. Edhe Shqipėria ėshtė bėrė pjesė e kėtij programi, nėpėrmjet bashkėpunimit tė GIZ Albania dhe "Akademisė sė Studimeve Politike". Objektivi i kėtij programi ėshtė sensibilizimi, nxitja e dialogut dhe krijimi i njė klime debati mes ekspertėve dhe vendimmarrėsve politikė, pėr tė krijuar terrenin e nevojshėm drejt progresit nė arritjen e objektivave tė rritjes sė efikasitetit tė energjisė.   Nė tė njėjtin program dhe synim, u organizua nė 4 tetor 2011 nė ambasadėn gjermane forumi i parė mbi “Dialogun publik nė pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė nė Shqipėri” me pėrfshirjen e tė gjithė faktorėve tė mėsipėrm. Aktivitete tė tjera janė parashikuar nė njė program afatgjatė, me synimin qė tė ndihmojnė nė arritjen e zotimeve tė marra nga vendi ynė.