Dialogu Publik pėr pėrdorimin e Qėndrueshėm tė Energjisė nė Shqipėri

E Hene, 24 Tetor 2011



TIRANE 04.10.2011 U zhvillua nė ambjentet e ambasadės gjermane nė Tiranė konferenca e parė kombėtare me temė “Dialogu Publik pėr pėrdorimin e Qėndrueshėm tė Energjisė nė Shqipėri”. Nė kėtė aktivitet tė organizuar nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) dhe GIZ Albania, nė bashkėpunim me KfW dhe Institutin Goethe, morėn pjesė antarėt e Kuvendit tė Shqipėrisė (Z. Jemin Gjana, Znj. Mimi Kodheli, Z.Sherefedin Shehu, Z. Besnik Bare, Z.Selami Xhepa) nėnkryetari i bashkisė sė Tiranės, Z. Edmond Panariti, pėrfaqėsues tė institucioneve qė hartojnė legjislacionin pėrkatės, drejtues tė organizatave tė arkitektėve, mjedisit, biznesit, bankave si edhe pėrfaqėsues tė mediave. Tė pranishmit i pėrshėndeti zv.ambasadori gjerman nė Tiranė, Z. Erik Tintrup, i cili shpjegoi rėndėsinė qė i kushton vendi i tij eficencės sė energjisė si edhe programet e ndryshme qė zbatohen nė Shqipėri nė lidhje me kėtė temė. Aktiviteti u organizua nė kuadėr tė “Tetorit Gjerman“, i cili kėtė vit trajton nėn leitmotivin “Klimė – Energji – Ndryshim“, tema tė sė ardhmes sikurse janė ndryshimet klimaterike, energjitė e rinovueshme dhe eficenca e energjisė. Nė formėn e njė tryeze tė rrumbullakėt, politikėbėrės, ekspertė si dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile e tė biznesit, diskutuan hapur mbi temėn e pėrdorimit tė qėndrueshėm tė energjisė dhe problematikėn e zbatimit tė legjislacionit aktual. Propozimet e shoqatės sė arkitektėve si edhe pėrfaqėsuesve tė biznesit, u regjistruan nga nėnkryetari i Bashkisė sė kryeqytetit, Z.Panariti si mjaft tė vlefshme pėr institucionin qė ai drejton. Ai shprehu qėllimin e tij pėr tė vėnė nė jetė disa prej kėtyre propozimeve, tė cilat kishin si qėllim stimulimin e pėrdorimit tė termoizolimit apo praktikave mė tė mira evropiane nė ndėrtimet e reja. Deputetėt Sherefedin Shehu, Besnik Bare dhe Mimi Kodheli, vlerėsuan kėtė dialog tė hapur dhe u zotuan pėr njė nxitje tė mėtejshme tė debatit me grupet e interesit pėrpara miratimit nė Kuvend tė projektligjit tė ri tė “Eficencės sė energjisė”. Ky ėshtė aktiviteti i parė kombėtar i pėrfshirė nė kėtė nismė tė Akademisė sė Studimeve Politike dhe GIZ Albania, ndėrkohė qė pritet qė ky dialog tė zhvillohet mė tej nė konferencėn e dytė kombėtare nė muajin nėntor, si edhe nė atė rajonale, qė do tė zhvillohet nė Beograd nė datat 17-19 tetor 2011 me pjesėmarrjen e presidentit serb dhe autoriteteve tė tjera tė larta evropiane dhe rajonale. Nė pėrputhje me Direktivat Europiane  dhe paketėn e udhėzimeve pėr energjinė dhe mbrojten e mjedisit, reduktim 20% i gazeve me efekt serė, prodhim i 20% tė energjisė nga burime tė rinovueshme dhe rritje 20% tė eficiencės sė energjisė deri ne 2020 (tė njohur si 20-20-20 ne 2020), edhe Shqipėria ka vendosur objektiva ambicioze; rritjen e eficiencės sė energjisė me 9% deri nė vitin 2018. Shqipėria dėshiron nė kėtė mėnyrė tė arrijė sa mė shpejt tė jetė e mundur objektivin 20-20-20.