Kursi i Katėrt i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike - Pogradec 2011

E Merkure, 13 Korrik 2011



Dita e parė e seminarit u fokusua nė profilet kryesore tė lidershipit dhe tendenca nė demokraci, dhe si ato ndikojnė nė vendet nė tranzicion nė veēanti. Pjesa e dytė e ditės ndali nė sfidat aktuale qė lidershipi Shqiptar dhe ai Evropian janė duke pėrballuar nėn dritėn e ndryshimeve politike, ekonomike dhe ndryshimet sociale nė njė botė globale. Nė vijim tė ditės sė parė, seminari u fokusua nė njė analizė tė plotė tė profileve tė lidershipit. Dr.Frank Prochaska, nga Universiteti Teknik i Kolorados, pėrpunoi perspektiva tė shumėllojta nė lidershipin e ushtruar, duke u fokusuar nė vlera, ndryshime kulturore, ngritjen e ekipit tė punės, roli i lidershipit kreativ nė botėn globale, si dhe fuqia nė marrėdhėniet e lidershpit. Nėpėrmjet lojrave, studimeve tė rasteve dhe debateve nė zgjidhjen interactive tė problemeve, lektori arriti tė sigurojė perspektiva tė ndryshme tė njė lidershipi demokratik, duke ndihmuar pjesėmarrėsit e shkollės nė kuptimin dhe orientimin e tyre drejt dizenjimit dhe transformimit tė kulturės sė ardhshme tė lidershipit. Seminari u siguroi pjesėmarrėsve tė shkollės njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė mėsuar dhe adaptuar aftėsitė pėr t’u larguar nga modelet e tė menduarit bazė, tė krijojnė modele te reja, tė shohin nė mėnyra tė reja, tė arrijnė tej perfomacės  mesatare tė lidershipit actual, dhe tė jenė tė aftė tė bindin tė tjerėt tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Seminari u vlerėsua si mė i miri nga pjesėmarrėsit e shkollės.