Kursi i Dytė i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike - Durrės 2011

E Hene, 18 Prill 2011



Kursi i  dytė i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike, u zhvillua nė Hotel Belvedere nė Durrės, nė datat 10-13 Mars 2011. Qėllimi i kėtij kursi ishte tė siguronte njė prezantim teorik dhe njė qasje me praktikėn me komunikimin politik, i cili ka njė rol nė rritje dhe rėndėsi nė shoqėritė mediatike moderne. Programi u fokusua nė marrėdhėnien midis partive politike, shtetit, medias dhe publikut si aktorė kryesorė nė komunikimin politik. Kursi kombinoi teoritė moderne me proceset e marrėdhėnieve publike dhe mediatike, me shembuj praktikė dhe simulim tė situatave tė jetės sė pėrditshme. Pjesėmarrėsit u trajnuan nė aftėsi specifike; si tė mbajnė njė fjalim politik, tė drejtojnė njė fushatė elektorale, si tė merren mė median dhe si t’i drejtohen publikut nė njė sėrė rrethanash dhe situatash. Njė aspekt tjetėr i rėndėsishėm ishte komunikim jo-verbal, ku pjesėmarrėsit mėsuan dhe ushtruan njė sėrė teknikash nė kėtė fushė. Lektori i kursit angazhoi studentėt nė njė mendim analitik duke zhvilluar komunikimin dhe aftėsitė e tyre analitike.