14 Maj 2010, studentet e ShShSP bene nje vizite studimore ne Bashkine e Kamzes,

E Marte, 18 Maj 2010



14 Maj 2010, studentet e ShShSP bene nje vizite studimore ne Bashkine e Kamzes, Ne daten 14 Maj 2010 Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, ne kuadrin e aktiviteteve te saj, beri nje vizite studimore ne Bashkine e Kamzes, nje bashki e re, dhe nder gjashte me te medhate ne Shqiperi.  Bashkia e Kamzes perfaqeson rreth 87,000 banore, me nje siperfaqe prej afersisht 22 km2. Studentet dhe stafi vizituan ambjentet e godines se re te Bashkise, qendren e re te pritjes One Stop Shop, dhe me pas mirepriten prezantimin e kryetarit te kesaj bashkie, Zotit Xhelal Mziu. Studentet moren informacioni mbi menyren e mbledhjes dhe menaxhimit te taksave te bashkise, transparencen e perdorimit te buxhetit te saj, cilesine e sherbimeve dhe te perdorimit te mjeteve elektronike ne keto sherbime, partneritetin midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, investimet strategjike te bashkise, dhe planet e te ardhmes, si edhe thithjen e zerit te komunitetit ne projektet e bashkise.