Zhvillohet moduli 2 i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

E Shtune, 26 Shkurt 2022



Nė datat 25-26 mars 2022 u mbajt Moduli 2 i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” qė po zbatohet nga Lėvizja Europiane nė Shqipėri nė bashkėpunim mė Akademinė e Studimeve Politike dhe Qendrėn Alert, me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Europian nė kuadėr tė fondeve IPA 2017. Dy sesionet e para tė kėtij moduli u mbajtėn nga Endri Papajorgji, i cili gjatė sesionit tė parė prezantoi pjesmarrėsit me Parimet Themelore tė sė Drejtės Europiane Private ku theksoi sistemin autonom ligjor tė krijuar nga BE si njė nga karakteristikat qė e diferencojnė BE nga organizatat e tjera. Gjithashtu, analizoi rolin qė kanė marrėveshjet ndėrkombėtare tė ratifikuara nė njė shtet dhe efektin e drejtpėrdrejtė pėr qytetaret qė pas vendimit te GJED (Van Gend&Loos) ku u krijua ‘’Parimi i efektit tė drejtpėrdrejtė tė sė drejtės sė Bashkimit Europian’’. Mė tej Z. Papajorgji analizoi dhe parimin e effet-utile tė ligjit tė BE-sė i cili ėshtė i orientuar nė interpretimin e ligjit tė komunitetit nė kuadėr te objektivave tė Traktatit tė BE-sė. Pas interpretimit tė vendimit Francovich, GJED, Z. Papajorgji i prezanoi pjesmarrėsit me zbatimin horizontal tė sė drejtės sė BE-sė dhe tre kushtet qė duhet tė plotėsohen sipas GJED nė menyrė qė individėt tė ngrenė pretendime pėr moszbatim tė Direktivave. Sesioni i dytė u fokusua nė kazuse nga jurisprudence e GJED nė kuadėr tė katėr lirive themelore tė traktatit tė BE-sė. U analizuan raste kur njė rregull kombėtar mund tė ketė efekt diskriminues ose kufizues nė ushtrimin e tregtisė brenda tregut tė vetėm europian. Pėr efekt analize u moren nė shqyrtim vendime tė GJED si: Komisioni vs Gjermani (Reinheitsgebot für Bier, 1987), po ashtu Dassonville, 1974. Z. Papajorgji vijoi prezantimin e tij me intepretimin e pasojave ligjore nė rastin e shkeljeve tė lirive themelore dhe u fokusua nė tė ashtuquajturėn ‘’liria e ofruesit dhe e blerėsit’’. Z. Papajorgji nėnvizoi se sipas jurisprudencės sė GJED, ‘’liri tė blerėsit’’ nėnkupton edhe ‘’liri tė shtetasit’’ duke konsideruar edhe mbrojtjen e tė drejtės sė konsumatorit. Gjatė kėtij sesioni u interpretuan e vendime tė GJED si: GB-INNO-BM 1990, Decker 1998 dhe Keck/Mithouard 1993. Z. Papajorgji analizoi lėvizjen e lirė tė mallrave dhe ndalimin e konkurrencės sė pandershme duke u bazuar nė vendime tė GJED si: Familiapress 1997, Pfeiffer vs. Löėa 1999. Nė pėrfundim tė analizės sė tij Z. Papajorgji prezantoi nėpermjet shembujve lirinė e shėrbimeve dhe tė personave dhe u mbėshtet nė interpretimin e vendimeve tė GJED si: Gebhard 1995, Dily Mail 1988, Centros 1999, Überseering 2002, Cartesio Oktato 2008. Sesioni i tretė i modulit u zhvillua nga Znj. Alma Bilali, Kėshilltare GIZ, Mbėshtetje pėr negociatat e pranimit nė kapitujt ekonomikė tė acquis (SANECA). Lektorja trajtoi lėvizjen e lirė tė mallrave dhe mbrojtjen e konsumatorit si temė ombrellė. Prezantimi u pėrqėndrua nė tre aspekte kryesore: parimet dhe kėrkesat nė BE, detyrimet e Shqipėrisė – statusi aktual i pėrgatitjeve pėr negociatat, dhe, sfidat pėr tė ardhmen. Znj Bilali theksoi rėndėsinė e lėvizjes sė lirė tė mallrave pėr BE-nė si dhe nevojėn e mbrojtjes sė konsumatorit. Pas njė pasqyrimi tė bazės ligjore nė BE Znj. Bilali analizoi fushėn e harmonizimit pėr produktet jo-ushqimore ku pėrfshihet kėrkesa e sigurisė dhe infrastruktura e cilėsisė. U morėn si shembull produkte reale dhe u analizuan sė bashku me pjesėmarrėsit elementėt e sigurisė. Nė vazhdim u analizuan detyrimet e Shqipėrisė dhe statusi i pėrgatitjeve ku u pasqyrua progresi nė lidhje me harmonizimin e legjislacionit (fushat e harmonizuara dhe tė paharmonizuara) dhe sfidat qė mbart ky proces. Njė vėmendje e veēantė iu dedikua analizmit tė Raportit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė pėr vitin 2021 mbi Kapitullin 1. Znj. Bilali e mbylli prezantimin e saj duke pėrshkruar fazat e negociatave, si ato organizohen dhe ēfarė pritet tė negociohet. Sesioni i katėrt u hap me njė historik tė shkurtėr tė krijimit tė Inspektoriatit Shtetėror tė Mbikqyrjes sė Tregut (ISHMT), qėllimin qė autoriteti mbikqyrės ka dhe fushat e inspektimit lidhur me sigurinė jo-ushqimore. Sesioni u mbajt nėn lektimin e Rezarta Rajta, Sektori i Pronėsisė Intelektuale, Inspektoriati Shtetėror i Mbikqyrjes sė Tregut. Znj. Rajta i njohu pjesėmarrėsit me kuadrin ligjor tė mbikėqyrjes sė tregut pėr produktet jo-ushqimore dhe mbikqyrjen e pronėsisė intelektuale. Sa i takon pronėsisė intelektuale, lektorja analizoi rastet kur ligjerisht kemi tė bėjmė me shkelje tė PI, kur mbajtėsit e kėsaj tė drejte mund ti drejtohen gjykatės dhe sanksionet e parashikuara nga ligji. Znj. Rajta po ashtu, i njohu pjesmarrėsit me parimet qė udhėheqin punėn e grupit tė inspektimit si: parimi i proporcionalitetit, parimi i programimit tė inspektimeve, parimi i informimit tė publikut dhe mbrojtjes sė konfidencialitetit, parimi i kėshillimit dhe informimit. Nė pėrfundim, pjesėmarrėsit u familjarizuan me tė drejtat dhe detyrimet e subjektit tė inspektimit dhe bashkarisht analizuan njė rast praktik mbi markat e regjistruara tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Altin Bozgo dhe Z. Arber Habili nga Administrata Doganore Shqiptare mbajtėn sesionin e pestė tė modulit mbi liritė e lėvizjes dhe mbrojtjes sė konsumatorit. Ata njohėn pjesėmarrėsit me rolin e autoriteteve doganore nė lėvizjen e mallrave, kuadrin ligjor mbi tė cilin funksionojnė (Kodin Doganor, KD dhe Dispozitat Zbatuese tė KD) dhe mė pas analizuan metodologjinė e kryerjes sė kontrolleve dhe menaxhimit tė riskut nga ana e autoriteteve doganore. U nėnvizua fakti qė kontrollet mund tė kryhen sa herė qė autoritetet e vlerėsojnė tė nevojshme duke u mbėshtetur kryesisht nė analizėn e riskut. Nė vijim lektorėt analizuan hapat qė ndjekin mallrat tė cilat futen nė territorin doganor tė Republikės sė Shqipėrisė: depozitimi i deklaratės pėrmbledhėse tė hyrjes (DPH), mbėrritja e mallrave, paraqitja e mallrave, vendosja e mallrave nėn procedurėn e magazinimit tė pėrkohshėm. Prezantimi u pėrmbyll me njė analizė tė hollėsishme tė secilit hap. Diskutimi u orientua kryesisht nė raste konkrete si autoritetet doganore ndikojnė nė mbrojtjen e konsumatorit pėrmes veprimtarisė sė tyre tė pėrditshme. Prezantimi i Evis Kopliku, Eksperte pranė Kėshillit tė Bashkėpunimit Rajonal (RCC), pėrmbylli modulin e dytė tė Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Ajo prezantoi planin e veprimit 2021-2024 tė Tregut Tė Pėrbashkėt Rajonal. Znj. Kopliku dhanjė pėrshkrim tė shkurtėr tė samitit tė Sofies tė mbajtur ne nėntor 2020 dhe mė tej nėnvizoi nevojėn pėr bashkėpunim nė kuadėr tė Tregut tė Pėrbashkėt Rajonal, jo vetėm duke u bazuar nė katėr liritė themelore (mallra, persona, shėrbime, kapital) por dhe nė zgjerimin e planit tė veprimit  nė tregti, dixhitalizim, investim, industri dhe inovacion.