Moduli i tretė mbi Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinė Ushqimore

E Shtune, 09 Prill 2022



Nė datat 8-9 prill 2022 u zhvillua Moduli 3 i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit” qė po zbatohet nga Lėvizja Europiane nė Shqipėri nė bashkėpunim mė Akademinė e Studimeve Politike dhe Qendrėn Alert, me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Europian nė kuadėr tė fondeve IPA 2017. Nė Modulin me temė “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Siguria Ushqimore”- Kapitulli 28 & 12 tė zhvilluar fizikisht nė Tiranė, morėn pjesė rreth 20 pjesėmarrės tė Shkollės. Gjatė sesionit tė pare, i cili u mbajt nga Dafina Hysa, gazetare, TV Scan, u prezantuan pjesėmarrėsit me rolin e medias nė komunikimin e riskut pėr konsumatorėt nė rastin e produkteve ushqimore ku u fokusua nė katėr nėnēėshtje kryesore: Ndikimi i medias pėrmes informacioneve te konsumatorėt,  ndarja e faktit nga spekulimi, reklamat “mashtruese” dhe “Fake” news gjatė pandemisė. Sė bashku me pjesėmarrėsit Hysa diskutoi se si informohen konsumatorėt nėpėrmjet TV, emisioneve, reklamave, gazetave, mediave sociale dhe ndikimin qė ky informacion ka nė perceptimin e ēėshtjeve qė lidhen me konsumatorėt. Znj. Hysa nėnvizoi se sipas AMA informaconi merret 51% nga televizioni, 26.6% nga rrjetet sociale, 22.4% nga platforma tė tjera. Gjithashtu, u diskutua fenomeni i ‘’lajmeve tė rreme’’ si njė rrezik i shtuar nė epokėn dixhitale. U pėrkufizuan dhe diferencuan fenomene si ē’informimi, disinformimi dhe keqinformimi. Nė vazhdim u analizuan raste reale tė publikuara nė media dhe se si burimet e ndryshme tė informacionit pėrdoren pėr tė orientuar blerjet e qytetarėve. Pjesėmarresit u njohėn me shpėrndarjen e tregut tė reklamave nė Shqipėri ku sipas ISHM 80% televizioni, 6% media online (sektor kryesisht informal), 6% shtypi dhe radio, 8% shkėmbime. Hysa sė bashku me pjesėmarrėsit analizuan publicitetet qė mund tė konsiderohen si ēorientuese pėr konsumatorėt dhe ato qė konsiderohen si sjellje tė tolerueshme nė tregti. Sesioni i dyte u drejtua nga Luljeta Ēuko, Drejtore nė Drejtorinė e Politikave dhe Programeve tė Sigurisė Ushqimore dhe Veterinarisė, Ministria e Bujqėsisė dhe Zhvillimit Rural, e cila analizoi detyrimet e Shqiperisė nė kuadėr tė Kapitullit 12-tė Acquis BE-sė qė pėrfshijnė politikat e sigurisė ushqimore, veterinarisė dhe fitosanitare. Ēuko nėnvizoi synimet e kėtyre politikave pėr tė siguruar njė nivel mė tė lartė tė sigurisė ushqimore, shėndetit tė kafshėve, mirėqenies sė kafshėve dhe shėndetit tė bimėve, e njėkohėsisht funksionimin efektiv tė tregut tė brendshėm. Nė vazhdim u shpjeguan fazat e procesit tė anėtarėsimit dhe faza nė te cilėn ndodhet Shqipėria, rekomandimet e Komisionit Europian dhe zbatimet. Ēuko e pėrfundoi prezantimin e saj duke renditur ēėshtjet prioritare dhe sfiduese pėr Shqipėrinė nėpėrmjet analizės se qėllimeve dhe mundėsive qė kanė palėt e ndryshme tė interesit si qeveria, autoriteti kompetent, operatorėt e biznesit ushqimor, fermerėt dhe konsumatorėt. Sesioni i tretė u drejtua nga Yllka Allaraj nga Autoriteti Kombėtar i Ushqimit, e cila prezantoi zinxhirin e sigurisė ushqimore dhe rolin e AKU. U analizuan pyetje si: ēfarė ėshtė siguria ushqimore? Sa tė sigurta janė produktet ushqimore qė ofrohen te konsumatori shqiptar? Me ēfarė treguesish ka tė bėjė siguria ushqimore? Cilat janė kėndvėshtrimet pėr sigurinė ushqimore? Mė tej, Allaraj prezantoi rolin e AKU-sė dhe procedurėn se si zhvillohen kontrollet zyrtare tė sigurisė ushqimore. Sesioni u mbyll me diskutime mes pjesėmarrėsve lidhur me rastet aktuale qė shqetėsojnė konsumatorėt. Gjatė sesionit tė katėrt Admir Ago, ekspert nė fushėn e veterinarisė, prezantoi sfidat nė mbrojtjen e shėndetit tė konsumatorit duke siguruar ruajtjen e shėndetit tė kafshėve dhe sigurinė ushqimore tė produkteve me origjinė shtazore. Ago njohu pjesėmarrėsit me kuadrin ligjor dhe institucional mbi kontrollin e sėmundjeve tė kafshėve, higjienėn dhe mirėqenien e kafshėve, kontrollet veterinare nė pėrputhje me aktet normative tė BE-sė dhe zbatimin e tyre. Sesioni i pestė u mbajt nga Eranda Selmanaj, Drejtore e Pėrgjithshme e Agjencisė pėr Zhvillim Bujqėsor dhe Rural, e cila trajtoi programet e mbėshtetjes pėr zhvillimin rural nė Shqipėri me fokus programin e skemave kombėtare tė mbėshtetjes, projektin e shėrbimeve mjedisore dhe programin IPARD II. Mė tej Selmanaj analizoi rolin dhe funksionet e AZHBR-sė si edhe standardet sipas programit IPARD II. Ky modul u pėrmbyll me sesionin e gjashtė, mbajtur nga Alban Zusi, pėrfaqėsues nga agrobiznesi, i cili njohu pjesėmarrėsit me sfidat me tė cilat pėrballet industria ushqimore dhe pėrshtatjet e sektorit nė pėrpjekje pėr tė plotėsuar standardet europiane. Z. Zusi analizoi fenomenin e sigurisė ushqimore dhe se si standardet e BE-sė nxisin zhvillimin e eksporteve dhe prodhimit vendas. Mė tej, lektori renditi njė sėrė masash qė duhet tė merren nga sektorė tė ndryshėm nė mėnyrė qė tė arrihen kėto standarde si: inventarizimi i nevojave, industrializimi, bashkėpunimi arsim – prodhim.