Shkolla pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin modul pėr konkurrencėn dhe Prokurimet

E Shtune, 28 Maj 2022



Nė datat 27 dhe 28 maj 2022 u zhvillua Moduli 5 i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Projekti po zbatohet nga Lėvizja Europiane nė Shqipėri nė bashkėpunim me Akademinė e Studimeve Politike dhe Qendrėn Alert, me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Europian nė kuadėr tė fondeve IPA 2017. Ky modul u fokusua te “Konkurrenca dhe Prokurimet Publike”. Sesioni i parė u mbajt nga Reida Kashta (Shahollari) nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) e cila e nisi prezantimin e saj me njė historik tė shkurtėr tė legjislacionit mbi prokurimin publik nė Shqipėri dhe shpjegoi se si ka evoluar ndėr vite. Lektorja i njohu pjesėmarrėsit me detyrimet e pėrgjithshme tė Shqipėrisė pėr tė pėrafruar legjislacionin e fushės me Acquis e BE dhe kuadrin institucional tė Grupit tė Punės pėr kapitullin 5. Si pjesė e kuadrit ligjor tė marrė nė trajtim tė hollėsishėm ishin ligji 162/2020 “Pėr prokurimin publik”, VKM-tė, udhėzimet dhe rekomandimet. Mė tej, Kashta diskutoi mbi rekomandimet e Komisionit Europian dhe procesin Screening pėr kėtė kapitull.  Sesioni u mbyll me analizėn e prioriteteve dhe sfidave pėr tė ardhmen, ku ndėr tė tjera u rendit nevoja pėr pėrafrimin e kuadrit ligjor, pėrmirėsimin e kapaciteteve administrative dhe sistemit tė shqyrtimit tė ankesave si dhe monitorimin e zbatimit tė Strategjisė Kombėtare pėr Prokurimin Publik 2020-2023. Sesioni i dytė u zhvillua nga Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar i Shkencės, e cila i njohu pjesėmarrėsit me projektin “Open Data Albania” qė mbledh, pėrpunon dhe publikon nė formate tė ripėrdorshme tė dhėna nga institucionet publike shqiptare. Gjatė kėtij sesioni, lektorja shpjegoi pėrdorimin e ėebsite-it dhe mėnyrėn e kėrkimit tė informacionit mbi Prokurimet Publike. Brahaj demostroi nėpėrmjet njė kėrkimi tė rastėsishėm databazėn e veēantė pėr tenderat e njėsisė sė qeverisjes vendore.  Sė fundmi, u diskutua pėr prokurimet publike nė sektorin e shėndetėsisė dhe databazėn dedikuar kėtij sektori. Fjoralba Caka nga Fakulteti i Drejtėsisė, UT ishte lektore e sesionit tė tretė. Ajo fillimisht dha njė panoramė tė pėrgjithshme tė praktikės sė Gjykatės sė Drejtėsisė sė BE lidhur me nenin 101 dhe 102 tė Traktatit tė Funksionimit tė Bashkimit Europian (TFBE). Mė tej,  prezantimi u fokusua nė analizimin e hollėsishėm tė marrėveshjejve qė shtrembėrojnė tregun dhe konkurrencėn e lirė. Gjatė sesionit u pėrkufizuan marrėveshjet kartelė dhe nocioni i ‘’ndėrmarrjes’’ ku sipas jurisprudencės sė BE cilėsohet ēdo subjekt qė kryen aktivitet ekonomik pavarėsisht statusit juridik dhe mėnyrės sė financimit. Nė vazhdim lidhur me nenin 102 TFBE u analizuan abuzimet shoqėruar me raste nga praktika e BE. Gjatė sesioni tė katėrt Daniela Laze, Eksperte e Konkurrencės, trajtoi Kapitullin 8 “Politika e Konkurrencės”. Pjesmarrėsit, si fillim u njohėn me statusin aktual ligjor dhe institucional tė procesit screening nė lidhje me Kapitullin 8. Lektorja diskutoi mbi organizimin, pėrbėrjen dhe vendimmarrjen e Autoritetit tė Konkurrencės. Laze ndau me pjesmarrėsit tė dhėna mbi numrin e vendimeve tė marra ndėr vite nga ky autoritet. Nga viti 2021 rezultojnė 94 vendime nga tė cilat: 28 marrėveshje tė ndaluara, 8 rekomandime, 1 pėrjashtim nga marrėveshja, 31 autorizime pėrqėndrimesh, 16 abuzime me pozitėn dominuese. Mė tej, Laze mori nė analizė legjislacionin, vėllimin e akteve tė Acquis tė BE-sė mbi kėtė kapitull, si edhe organizimin e grupit negociator nė fushėn e konkurrencės. Ajo e thelloi analizėn e saj nė rolin qė ka Grupi Ndėrinstitucional i Punės pėr Integrimin Europian nė lidhje me konkurrencėn. Nė raportin e vitit 2021 Shqipėria u vlerėsua se ka njėfarė niveli pėrgatitjeje/ėshtė e pėrgatitur mesatarisht nė politikėn e konkurrencės. Sesioni u mbyll me diskutimin mbi sfidat qė ka Shqipėria gjatė procesit tė harmonizimit tė ligjit tė konkurrencės. Nė sesionin e pestė Besar Likmeta, Kryeredaktor, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisė Investigative nė Shqipėri – BIRN Albania, shqyrtoi rolin qė luan media nė identifikimin dhe investigimin e korrupsionit nė prokurime publike. Likmeta ndau eksperiencėn e tij me pjesėmarrėsit duke renditur arsyet se pse gazetarėt hulumtojnė prokurimet publike dhe rėndėsinė qė ka ky proces nė rritjen e transparencės, informimin e publikut dhe luftėn kundėr korrupsionit. U nėnvizua nevoja e ndėrtimit tė bazave tė tė dhėnave pėr tė hulumtuar programe, hetime tematike pėr programe tė mėdha prokurimesh si: rindėrtimi nga tėrmeti, hetime bazuar nė sinjalizime dhe hetime tė pėrqendruara nė ndjekjen e parasė. Lektori i njohu pjesėmarrėsit me metodologjinė dhe llojin e prokurimeve qė monitorohen si: kontratat me vlera tė mėdha monetare, kontratat sekrete, kontratat konēesionare dhe PPP. Nė pėrfundim, Likmeta mori si shembull bazėn e tė dhėnave ‘Rilindja Urbane’ dhe ‘Partneritete Publike Private’ nė Shqipėri si burime pėr identifikimin e projekteve me qėllim monitorimin dhe raportimin nga gazetarėt. Moduli i gjashtė u mbyll me sesionin e mbajtur nga Armando Bode, Avokat Biznesi, i cili trajtoi impaktin qė kanė mbi konsumatorin konkurrenca dhe kontratat publike. Bode prezantoi rolin dhe kompetencat e Autoritetit tė Konkurrencės dhe disa raste praktike nga kontratat koncesionare/PPP. Gjatė sesionit u analizuan dy momente tė procesit tė konkurrimit qė prekin shtetin dhe konsumatorin: a) rastin kur ndiqen procedura tė parregullta tė konkurrimit dhe b) rastin kur abuzohet me tė drejtat ekskluzive. Nė mbyllje tė prezantimit, Bode sė bashku me pjesėmarrėsit analizuan rastin praktik tė portit tė llojit MBM nė Porto Romano, Durrės. U shqyrtua Ligji nr. 104/2015 “Pėr miratimin e kontratės sė koncesionit tė formės “BOT” (ndėrtim, shfrytėzim dhe transferim) dhe u analizua vendimi i Autoritetit te Konkurrencės.