ASP mbėshtet themelimin e Grupit tė Gjelbėr parlamentar

E Merkure, 20 Korrik 2022



Nė ambjentet e Kryesisė sė Kuvendit u zhvillua sot mbledhja pėr konstituimin e Grupit tė Gjelbėr, i cili ėshtė njė organizim vullnetar i ligjvėnėsve tė grupimeve tė ndryshme politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Shqipėrisė. Grupimi pėrbėhet nga 30 deputetė nismėtarė duke synuar rritjen e informimit dhe angazhimit tė parlamentarėve dhe mundėsimin e veprimit ndėrpartiak pėr pėrmbushjen e angazhimeve tė marra nga vendi ynė nė kuadėr tė Agjendės sė Gjelbėr pėr Ballkanin Perėndimor.
 
Ngritja e Grupit tė Gjelbėr u nxit nga Akademia e Studimeve Politike me mbėshtetjen e Fondeve tė Hapura Rajonale tė GIZ pėr Evropėn Juglindore - Energji, Transport dhe Mbrojtje Klimatike ORF-ETC, nė kuadėr tė projektit “Rritja e njohurive tė Grupeve tė Gjelbra Parlamentare joformale nga Evropa Juglindore mbi objektivat e Bashkimit Evropian mbi energjinė dhe transportin”. Programi ORF-ETC financohet nga Qeveria Federale Gjermane and Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Gesellschaft GmbH (GIZ).
 
Mbledhja u moderua nga Kryetari i Komisionit pėr Veprimtaritė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin, z. Arben Pėllumbi, i cili gjatė fjalės sė tij theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit tė forcave politike nė Parlament pėr tė nxitur zbatimin e objektivave tė Agjendės sė Gjelbėr dhe pėr tė siguruar qė tranzicioni i gjelbėr tė jetė i drejtė dhe gjithėpėrfshirės pėr tė gjithė qytetarėt.

Konstituimi i kėtij grupimi, qė pėrkoi edhe me hapjen e negociatave tė anėtarėsimit nė Bashkimit Evropian pėr vendin tonė, u pėrshėndet edhe nga znj. Judith Hoffmann, drejtuese e departamentit tė bashkėpunimit pėr Zhvillim pranė ambasadės gjermane nė Tiranė dhe znj. Sonja Kurz - Drejtoreshė e GIZ Shqipėri, tė cilat u zotuan pėr tė vijuar mbėshtetjen e grupimit dhe rritur rolin e Grupit tė Gjelbėr.
 
Gjatė mbledhjes u miratua Rregullorja e Brendshme e funksionimit tė Grupit tė Gjelbėr, kalendari i aktiviteteve si dhe simboli identifikues i grupimit.

Marrėveshja e Gjelbėr Evropiane ėshtė strategjia e re kryesore e zhvillimit tė Bashkimit Evropian drejt nxitjes sė njė modeli tė qėndrueshėm ekonomik, i cili redukton ndotjen nė gjithė komponentėt pritės tė mjedisit. E paraqitur nė dhjetor 2019, objektivi kryesor i kėsaj marrėveshjeje ėshtė qė Evropa tė bėhet kontinenti i parė me ndikim neutral ndaj klimės deri nė vitin 2050, duke synuar ndryshimin e qasjes sė deritanishme tė zhvillimit socio-ekonomik tė saj.

Republika e Shqipėrisė sė bashku me vendet e tjera tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor, ėshtė zotuar pėr tė  mbėshtetur objektivat e Marrėveshjes sė Gjelbėr tė Bashkimit Evropian, nė Nėntor 2020, nė Samitin e Sofjes, duke nėnshkruar dy deklarata: Agjendėn e Gjelbėr tė Ballkanit Perėndimor, si dhe krijimin e njė Tregu tė Pėrbashkėt Rajonal, tė cilat kanė si synim qė deri nė vitin 2050, ta bėjnė ekonominė e rajonit tė qėndrueshme dhe neutrale ndaj klimės, pėrmes njė sėrė iniciativash dhe reformash politike dhe financiare me qėllime gjithėpėrfshirėse.

Objektivat e Agjendės sė Gjelbėr janė njė sfidė qė kėrkon pėrpjekje tė konsiderueshme nga tė gjithė sektorėt dhe shoqėria nė tėrėsi. Hapi i parė dhe themelor duhet tė jetė vendosja e njė vizioni tė qartė nga politikėbėrėsit dhe vendosmėria e ēdo force politike nė mazhorancė apo nė opozitė pėr tė ndjekur kėto objektiva afatgjatė, duke siguruar zbatimin e tyre.