ASP siguron certifikimin BRIDGE pėr KQZ

E Premte, 15 Korrik 2022



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bashkua mbi 40 vendeve tė ndryshme qė pėrdorin standartin ndėrkombėtar BRIDGE pėr certifikimin e stafit tė tij. 18 administratorė zgjedhorė tė KQZ dhe trajnerė tė tjerė vendas dhe tė huaj me ekspertizė nė edukimin qytetar, pėrfunduan me sukses trajnimin 9 ditor dhe siguruan certifikatėn e trajnuesit tė akredituar nė nivelin e mesėm tė BRIDGE. Ceremonia u pėrshėndet nga drejtuesja e zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, znj. Jutta Gutzkow dhe koordinatori i programit pėr Evropėn tė International IDEA, z. Erik Asplund.  

Objektivi kryesor i kėtij certifikimi ėshtė rritja e kapaciteteve tė KQZ-sė nė ofrimin e programeve moderne, cilėsore dhe efektive tė trajnimit dhe edukimit nė pėrmirėsimin e pjesėmarrjes nė zgjedhje si dhe administrimit zgjedhor. Pėrvetėsimi i metodologjisė BRIDGE pritet tė diversifikojė dhe modernizojė metodat e ofrimit tė trajnimeve tė KQZ-sė, por edhe ekspertėve tė pavarur tė kontraktuar prej saj, bazuar nė parimet e tė mėsuarit pėr tė rriturit dhe standartet bashkėkohore tė pėrditėsuara nga eksperienca e trupave zgjedhore nė 40 vende tė ndryshme.
 
Akademia e Studimeve Politike (ASP) e zbatoi kėtė trajnim me mbėshtetjen dhe nė partneritet tė ngushtė me Kėshillin e Evropės dhe Institutin Ndėrkombėtar pėr Demokraci dhe Asistencė Zgjedhore (International IDEA), nėn drejtimin e ekspertėve tė akredituar Doina Bordeianu, Zage Filiposki dhe Corneliu Pasat.