Nis trajnimi i stafit tė KQZ dhe ekspertėve tė edukimit qytetar nėn metodologjinė BRIDGE

E Hene, 04 Korrik 2022



Certifikimi i akredituar BRIDGE i trupave zgjedhore, i cili pėrdoret nė mbi 40 vende tė ndryshme, nisi tė zbatohet pėr herė tė parė nė Shqipėri nė 4 korrik 2022. Pjesė e trajnimit 9-ditor janė 18 administratorė zgjedhorė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) dhe trajnerė me ekspertizė nė edukimin qytetar vendas dhe tė huaj.

Akademia e Studimeve Politike (ASP) po zbaton kėtė trajnim me mbėshtetjen dhe nė partneritet tė ngushtė me Kėshillin e Evropės dhe Institutin Ndėrkombėtar pėr Demokraci dhe Asistencė Zgjedhore (International IDEA), nėn drejtimin e ekspertėve tė BRIDGE, Doina Bordeianu, Zage Filiposki dhe Corneliu Pasat.

Objektivi kryesor i kursit ėshtė rritja e kapaciteteve tė KQZ-sė nė ofrimin e programeve moderne, cilėsore dhe efektive tė trajnimit dhe edukimit nė pėrmirėsimin e pjesėmarrjes dhe administrimit zgjedhor.

Disa nga rezultatet e pritshme tė trajnimit janė:
• tė trajnojė pjesėmarrėsit nė pėrdorimin e metodologjisė dhe kurrikulės pjesėmarrėse BRIDGE nė mjedise ndėrkulturore;
• t'u ofrojė pjesėmarrėsve njohuri dhe pėrvojė pėr tė planifikuar, organizuar dhe zhvilluar trajnime nė pėrputhje me rregullat e BRIDGE;
• tė pėrgatisė  pjesėmarrėsit pėr tė pėrfaqėsuar vlerat e BRIDGE dhe pėr tė lehtėsuar trajnimet sipas standardeve tė kėrkuara bashkėkohore.

Pėrvetėsimi i metodologjisė BRIDGE pritet tė diversifikojė dhe modernizojė metodat e ofrimit tė trajnimeve tė KQZ-sė nė Shqipėri bazuar nė parimet e tė mėsuarit pėr tė rriturit dhe tė zhvillojė aftėsitė institucionale pėr hartimin e kurrikulave.

Nė shtator, pritet tė ofrohet njė fazė e dytė e mentorimit tė bashkė-lehtėsuesve tė BRIDGE pėr tė trajnuar komisionerėt zgjedhorė dhe pėr tė pėrgatitur kurrikulat e trajnimit pėr pėrfituesit e synuar tė programit tė trajnimit zgjedhor tė KQZ (tė rinjtė, gratė, minoritetet, grupet vulnerabėl, etj).