Nis zbatimin projekti i pėrbashkėt Shqipėri-Kosovė pėr Energjinė dhe Klimėn

E Premte, 22 Prill 2022



ASP nisi zbatimin e projektit “Rruga drejt pėrdorimit efikas vendor tė burimeve natyrore” me fokus rritjen e njohurive dhe bashkėpunimit tė aktorėve tė ndryshėm nė Shqipėri dhe Kosovė pėr zbatimin nė nivel vendor tė politikave kombėtare tė efiēencės sė energjisė dhe ndryshimeve klimatike. Ky projekt zbatohet nė bashkėpunim me partneret e Institutit tė Prishtinės pėr Studime Politike (PIPS) dhe bashkitė e Kurbinit dhe Suharekės, me financimin e programit Ndėrkufitar Shqipėri – Kosovė tė Instrumentit tė Paraaderimit IPA II tė Bashkimit Evropian. Projekti ka njė kohėzgjatje prej 30 muajsh nė periudhėn prill 2022 – shtator 2024.

Autoritetet vendore nė dy bashkitė e pėrfshira nė kėtė projekt do tė pėrfitojnė rritjen e mėtejshme tė njohurive tė stafit tė tyre si dhe shkėmbimin e ekspertizės pėr hartimin e Planeve Vendore tė Veprimit pėr Energjinė dhe praktikave tė tjera, nė zbatim tė detyrimeve qė lindin pėr autoritetet vendore nga legjislacioni kombėtar pėr energjinė dhe mjedisin. Njėkohėsisht, projekti do tė mundėsojė investime konkrete nė termoizolimin dhe masa tė tjera eficiente nė njė kopsht fėmijėsh nė Kurbin dhe ndricimin me energji diellore tė tre ambjenteve publike nė Suharekė. Kėto investime pilote jo vetėm qė do tė pėrmirėsojnė cilėsinė e shėrbimeve vendore, por synohet qė tė ndėrgjegjėsojnė biznesin dhe komunitetin vendor pėr tė orientuar investimet e tyre drejt zgjedhjeve tė gjelbėrta.  

Krijimi i njė mekanizmi tė qėndrueshėm pėr dialog dhe konsultime ndėrmjet tė gjithė aktorėve vendorė pėr ēėshtjet e efiēiencės sė energjisė dhe ndryshimeve klimatike do tė mundėsohet falė eskperiencės sė ASP dhe PIPS pėr tė sjellė sė bashku aktorė tė rėndėsishėm vendorė tė biznesit, aktivistė civilė dhe pėrfaqėsues tė medias.

Tė gjitha kėto ndėrhyrje pritet tė kontribuojnė nė mbrojtjen e mjedisit dhe pėrdorimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore nė tė dyja vendet, nėpėrmjet njė ndėrhyrjeje zhvillimi ekonomik dhe social mė efikas dhe miqėsor me natyrėn.