Seancė informuese pėr parlamentarėt mbi Agjendėn e Gjelbėr Evropiane dhe krizėn energjitike

E Merkure, 13 Prill 2022



Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot nė Tiranė njė seancė informuese me deputetėt e Komisionit pėr Veprimtaritė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin me temė "Marrėveshja e Gjelbėr Evropiane - Sfidat dhe mundėsitė nė sektorin e energjisė". Prezantimet e ekspertėve tė pėrzgjedhur pėr tė sjellė ekspertizėn dhe njohuritė praktike mė tė mira vendase dhe tė huaja, synuan rritjen e njohurive tė deputetėve mbi krizėn aktuale energjitike si dhe potencialin e dekarbonizimit nė kuadėr tė  Marrėveshjes sė Gjelbėr Evropiane.
 
Kriza energjitike globale dhe implikimet e saj pėr Shqipėrinė, u trajtuan nga z.Enea Karakaēi, Drejtor i Pėrgjithshėm i Politikave dhe Zhvillimit tė Energjisė dhe Industrisė nė Ministrinė e Infrastrukturės dhe Energjisė. Z. Rodon Miraj, koordinator kombėtar i ORF ETC - GIZ Shqipėri, prezantoi rregullimet e nevojshme pėr nxitjen e vetėprodhimit nga burime diellore dhe eolike, kjo edhe si njė zgjidhje pėr zhvillimin e qėndrueshėm tė energjisė. Dekarbonizimi - Detyrimet dhe potenciali i Marrėveshjes sė Gjelbėr Evropiane pėr vendin tonė, u trajtuan nga z. Rodjon Gjoka, drejtues i Njėsisė sė Mjedisit nė Institutin Co-Plan dhe znj. Ray Koēi, eksperte planifikimi urban dhe drejtuese programi nė qendrėn “Marrėdhėnie”.
 
Parlamentarėt vlerėsuan prezantimet dhe diskutimet qė u vijnė nė ndihmė pėr tė ushtruar ndikimin e duhur nė funksionet parlamentare si dhe sferėn e tyre tė ndikimit publik. Njė pjesė e deputetėve shprehėn gjithashtu zotimin e tyre pėr tė qėnė pjesė e Grupit informal Parlamentari tė Gjelbėr, tė regjistruar sė fundi nga Kuvendi i Shqipėrisė, si njė strukturė ku mund tė aderojnė vullnetarisht deputetė nga tė gjitha grupet politike.

Aktiviteti u organizua nė bashkėpunim me Kuvendin e Shqipėrisė nėn mbėshtetjen e Bashkėpunimit Ndėrkombėtar Gjerman (GIZ) nė kuadėr tė programit rajonal "Rritja e njohurive tė Grupeve tė Gjelbra Parlamentare  joformale nga Evropa Juglindore mbi objektivat e Bashkimit Evropian mbi energjinė dhe transportin", tė zbatuar nga Shkollat e Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės. Programi ka si objektiv kryesore tė tij informimin dhe nxitjen e nismave konkrete ligjvėnėse dhe mbikqyrėse brenda funksioneve parlamentare tė Grupeve tė Gjelbėra Parlamentare, si dhe krijuar bashkėpunime me grupet e rtjera nė parlamentet e rajonit tė Ballkanit Perėndimor.