Aktivitet Hapės dhe Informues pėr Shkollėn pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

E Premte, 26 Nentor 2021



Nė kuadėr tė projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”, mbėshtetur nga CFCU, Ministria e Financave dhe e Ekonomisė – fondet IPA 2017 tė Bashkimit Europian, Lėvizja Europiane nė Shqipėri (EMA) nė bashkėpunim me Akademinė e Studimeve Politike (ASP) dhe Qendrėn Alert zhvilluan aktivitetin hapės ditėn e premte mė 26 nėntor 2021, nė ambientet e Xheko Imperial Hotel.

Nė qendėr tė kėtij aktiviteti, ku morėn pjesė rreth 30 pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, sektorit tė biznesit, universiteteve apo dhe administratės publike, ishte dhėnia e informacionit mbi qėllimet dhe objektivat e projektit nė tėrėsi dhe mundėsitė pėr pėrfshirje pėr grupet e interesit. Pjesė e kėtij aktiviteti ishin dhe pjesėmarrėsit e pėrzgjedhur nė Shkollėn pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, e pėr kėtė arsye njė hapėsirė iu dedikua dhe prezantimit tė moduleve tė Shkollės si dhe disa elemente logjistike e teknike tė zhvillimit tė saj.

Aktiviteti u hap me fjalėn pėrshėndetėse tė Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA i cili theksoi rėndėsinė qė ka bashkėpunimi me organizatat partnere ASP dhe Qendrėn Alert pėr mbarėvajtjen dhe zhvillimin me sukses tė tė gjithė aktiviteteve nė kuadėr tė projektit. Gjipali vuri theksin tek rėndėsia e ēėshtjes sė mbrojtjes sė konsumatorit e cila prek elementė tė ndryshėm tė procesit tė Integrimit Europian si dhe kapituj tė ndryshėm tė legjislacionit Europian. Mbrojta e konsumatorit ėshtė njė tematikė e re pėr vendin tonė dhe institucionet pėrgjegjėse tė ngritura janė ende tė pakonsoliduara pėr tė menaxhuar dhe trajtuar tė gjitha aspektet dhe sfidat e kėsaj fushe. Me tej, ai solli nė vėmendje rėndėsinė e administratės shtetėrore, si dhe veēanėrisht tė grupeve tė interesit nė kėtė proces ku konsultimi mbi ēėshtjet e konsumatorit janė kėrkesė e BE-sė. Kjo pasi administrata publike pėr shkak tė kapaciteteve qė zotėron e ka tė vėshtirė ta zhvillojė e vetme kėtė proces.

Gjipali u shpreh qė informimi dhe rritja e kapaciteteve janė objektiva tė projektit. Gjithashtu, ai theksoi qė ēėshtja e konsumatorit shkon pėrtej procesit tė integrimit, pasi na prek tė gjithėve nė nivel individual si konsumator. Gjipali theksoi qė identifikimi, informimi dhe dhėnia e zgjidhjeve tė problemeve qė prekin konsumatorin kontribuojnė nė mirėinformim dhe njė konsumator mė tė ndėrgjegjėsuar. Gjithashtu ai u ndal tek prezantimi i aktiviteteve qė pėrfshin projekti tė cilat vijojnė: Njė aktivitet hapės pėr prezantimin e veprimtarisė para grupeve tė interesit; Organizimi i Shkollės pėr Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian; Hartimi dhe publikimi i njė Manuali informativ pėr angazhimin e aktivistėve nė ndėrmarrjet monitoruese dhe politikėbėrėse; Mbėshtetja dhe mentorimi i OSHC-ve pėr t’u angazhuar nė Platformėn e Partneritetit pėr Integrimin Europian (PPIE); Tė gjitha kėto aktivitete do tė shoqėrohen me njė fushatė ndėrgjegjėsimi dhe informimi ku media tradicionale do tė ketė njė rol me rėndėsi – ku reportazhe dhe debate televizive do tė realizohen me fokus problemet aktuale qė prekin tė drejtat e konsumatorėve.Gjipali mė pas bėri prezantimin e objektivave tė projektit ku identifikoi si objektiv tė pėrgjithshėm rritjen e kapaciteteve tė OSHC-ve shqiptare qė merren me ēėshtjet e mbrojtjes sė konsumatorit dhe tė pėrdorin kėtė ekspertizė nė bashkėpunim tė ngushtė me institucionet shtetėrore pėr tė ndikuar nė proceset e politikave dhe vendimmarrjes nė kuadėr tė anėtarėsimit nė BE.

Duke riktheksuar edhe njė herė ndėrlidhjen e kapitullit tė mbrojtjes sė konsumatorit me kapituj tė tjerė si dhe Integrimin Europian dhe harmonizimin e legjislacionit dhe arritjes sė standardeve, fjala i kaloi Erion Tase, Drejtori Ekzekutiv i ASP. Tase nė fjalėn e tij vuri theksin tek rėndėsia e bashkėpunimit tė aktorėve tė ndryshėm, ku vuri nė pah rėndėsinė qė institucionet publike tė njohin rėndėsinė e aktorėve jopublikė. Kėtu, Tase u ndal pėr tė sjellė nė vėmendje rolin e aktorėve jopublikė si palė e ndėrgjegjėsuar nė ēėshtjet e konsumatorit, pėr tė mbajtur pėrgjegjės institucionet publike pėrsa i pėrket kėtyre ēėshtjeve. Gjithashtu, ai vuri nė dukje problematikat nė zbatimin e politikave dhe detyrimeve tė marra pėrsipėr nė kuadėr tė integrimit europian. Gjatė fjalės sė tij, Tase nėnvizoi ndikimin e madhe dhe rolin qė luan networking nė njohjen me qasje dhe opinione tė ndryshme apo tė kundėrta duke cilėsuar bashkėpunimin dhe vullnetarizmin si thelbėsore nė prodhimin e efekteve afatgjata dhe pozitive pėr ēėshtje qė prekin konsumatorin.

Nė pjesėn e diskutimeve, pjesėmarrėsit u prezantuan me njėri-tjetrin dhe u zhvillua njė sesion pyetje-pėrgjigje me pjesėmarrėsit.