ASP apel mbi pėrdorimin e burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore tė 6 marsit

E Marte, 01 Mars 2022



Gjashtė organizata tė shoqėrise civile, ku bėn pjesė dhe ASP, publikuan sot njė qėndrim tė pėrbashkėt mbi problematikat qė po vihen re nė zbatimin e kufizimeve pėr pėrdorimin e burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore tė 6 marsit 2022. Teksti i plotė i deklaratės vijon mė poshtė:


"Ne, njė grup organizatash tė shoqėrisė civile, po ndjekim nga afėr dhe vėmė re me shqetėsim se problematikat e hasura mė parė nė pėrdorimin e burimeve shtetėrore po pėrsėriten edhe nė zgjedhjet e pjesshme vendore tė 6 marsit 2022.
Me nisjen e fushatės zgjedhore nė bashkitė Shkodėr, Vorė, Durrės, Dibėr, Rrogozhinė dhe Lushnjė, konstatohen njė sėrė aktivitetesh promovuese tė veprave publike dhe investimeve tė ndryshme me pjesėmarrjen e anėtarėve tė Kėshillit tė Ministrave dhe drejtuesve tė lartė politikė dhe kandidatėve bashkiakė.
Rikujtojmė tė gjithė zyrtarėt qendrorė dhe vendorė pėr detyrimin e tyre pėr tė raportuar paraprakisht pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve aktivitetet promovuese nė bashkitė e pėrfshira nė fushatėn zgjedhore. Ky kufizim ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr krijimin e kushteve tė drejta e tė barabarta pėr tė gjithė kandidatėt dhe subjektet politike qė marrin pjesė nė procesin zgjedhor.


Bashkohemi me qėndrimin e shprehur publikisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pėr t’iu kėrkuar institucioneve qendrore dhe kryetarėve tė bashkive nė fushatė zgjedhore respektimin e kėtij detyrimi tė Kodit Zgjedhor. Inkurajojmė mė tej KQZ qė tė marrė masa tė menjėhershme pėr tė ndaluar aktivitetet e raportuara nė shkelje tė dispozitave tė vendimit nr. 9, datė 24.12.2020, tė Komisionit Rregullator, si dhe nisjen pa vonesa tė hetimit ndaj rasteve tė denoncuara pėr mungesė raportimi.


Tė bindur pėr rėndėsinė qė ka ky proces pėr tė garantuar besimin e partive politike dhe publikut nė legjitimitetin e zgjedhjeve, dėshirojmė tė garantojmė se ne do tė vazhdojmė tė ofrojmė kapacitetet dhe eksperiencat tona pėr tė siguruar monitorimin dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor edhe nė kėto zgjedhje tė pjesshme.
Pėrdorimi i burimeve shtetėrore ėshtė njė nga shqetėsimet kryesore tė evidentuara nga Misioni i Vėzhgimit i OSBE-ODIHR si dhe raporte tė tjera monitoruese vendase dhe ndėrkombėtare nė zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme tė 25 prill 2021. Rekomandimet pėr pėrmirėsimin e dispozitave tė Kodit Zgjedhor nė kėtė drejtim janė paraqitur tashmė si pjesė e punės sė komisionit tė sapokrijuar tė reformės zgjedhore, ndaj tė cilit bėjmė thirrje tė realizojė njė konsultim gjithėpėrfshirės me organizatat e shoqėrisė civile, pedagogė dhe ekspertė teknicienė tė fushės.


Apelojmė gjithashtu tė zgjedhurit politikė dhe zyrtarėt e lartė subjekt i kufizimeve tė parashikuara nė Kodin Zgjedhor, tė respektojnė kėto dispozita duke ju pėrmbajtur zotimit pėr garantimin e njė gare tė ndershme gjatė kėtyre ditėve tė fundit tė fushatės dhe ditėn e zgjedhjeve. Edhe nė kėto zgjedhje, pėrkundrejt problemeve tė shfaqura, qytetarėt meritojnė mė shumė ide dhe programe sesa shfaqje me prerjen e shiritave elektoralė.


Gjejmė rastin t’iu bėjmė thirrje qytetarėve qė kanė indicje apo tė dhėna lidhur me shpėrdorimin e burimeve publike, shkeljet e kodit zgjedhor nga subjektet zgjedhore apo shkelje tė lidhura me financimin e partive politike, ti denoncojnė ato me kujdesin e duhur nė portalin e denoncimeve tė KQZ-sė, tė publikuar nė kėtė link http://kqz.gov.al/kallzo/. "


Organizatat nėnshkruese:
 
Akademia e Studimeve Politike

Instituti i Studimeve Politike

Shoqata pėr Kulturė Demokratike

Qendra Alenca Gjinore pėr Zhvillim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Lėvizja Mjaft