Publikohen rekomandimet e monitorimit tė fushatės zgjedhore

E Shtune, 04 Dhjetor 2021



Nė kuadėr tė zgjedhjeve tė 25 prillit, Akademia e Studimeve Politike zbatoi projektin "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA), me fokus rritjen e kapaciteteve dhe nxitjen e pjesėmarrjes sė organizatave tė shoqėrisė civile dhe mediave nė monitorimin e zbatimit tė legjislacionit tė rishikuar zgjedhor pėr (keq)pėrdorimin e burimeve shtetėrore. Gjetjet kryesore tė aktiviteteve monitoruese pjesė e projektit SETA ofruan njė sėrė rekomandimesh pėr pėrmirėsimin e zbatimit tė kuadrit ligjor, nė funksion tė reformės sė re zgjedhore nė Shqipėri.    Disa prej rekomandimeve kryesore tė prezantuara nė raportin final monitorues janė si mė poshtė vijon:

•    Pėrdorimi i burimeve shtetėrore nė zgjedhje kėrkon shumė mė tepėr hetim dhe auditime pranė institucioneve pėrkatėse. Rritja e nevojshme e kapaciteteve profesionale dhe kompetencave tė KQZ nė kėtė drejtim, mund tė plotėsohet edhe me pėrfshirjen e organeve tė tjera tė pavarura (psh. Kontrolli i Lartė i Shtetit) pėr verifikimin e shpenzimeve tė kryera gjatė fushatės zgjedhore nga zyrtarėt qė kandidojnė.

•    Kufizimet pėr ministrat dhe zyrtarėt qė kandidojnė duhet qė tė shoqėrohen me akte dytėsore dhe rregullore tė brendshme institucionale pėr tė pėrcaktuar mė mirė ndarjen mes detyrės dhe angazhimit politik. Kodet e Sjelljes dhe hartimi i Praktikave tė mira mund tė shėrbejnė si njė nxitje e mėtejshme pėr mos pėrdorimin e aseteve publike nga zyrtarėt qė kandidojnė.

•    Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet e ligjit “Pėr sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” synuan pėrfshirjen e KQZ si njė organ hetimor nė fushėn e krimeve zgjedhore. Ushtrimi i komptetencave hetimore kėrkon ngritjen e njė superstrukture me ekspertizė nė praktikat hetimore dhe nė kuadrin legjislativ zgjedhor. Do tė ishte mė efikas rikonceptimi i shqyrtimi administrativ tė KQZ, i cili tė bazohet nė “parimin e kontradiktorialitetit” (denoncuesi ngarkohet me barrėn e provės pėr pretendimet).

•    Struktura aktuale e menaxhimit tė administratės shtetėrore, pėrtej shėrbimit civil, e bėn tė pamundur kontrollin e plotė tė emėrimeve dhe ndryshimeve qė mund tė ndodhin nė prag tė zgjedhjeve. Kufizimet aktuale nė Kodin Zgjedhor, tė cilat janė fokusuar nė periudhėn e fushatės zgjedhore (vetėm 1 muaj) rezultojnė tė pavlefshme nė rast se strukturimet e organikave me efekt zgjedhor nisin pėrpara afatit.

•    Pėrsa i pėrket kufizimeve pėr miratimin e akteve ligjore nė periudhėn zgjedhore, duhet tė qartėsohen kompetencat e KQZ pėr tė kontrolluar vendimmarrjen e institucioneve legjislative dhe normuese nė hierarkinė institucionale tė vendit si Kuvendi, Kėshilli i Ministrave apo kėshillat bashkiakė.

•    Informimi nė kohė dhe i qartė i zyrtarėve subjekt i kufizimeve si dhe publikut ėshtė i nevojshėm pėr ndėrgjegjėsimin si dhe besimin e duhur tė subjekteve zgjedhore dhe qytetarėve pėr tė bashkėpunuar nė denoncimin e rasteve tė abuzimit.


Mė shumė detaje mund tė gjeni nė raportin e plotė.

Ky angazhim i ASP mbėshtetet nga ambasada e Mbretėrise sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.