Publikohet Raporti i Monitorimit SETA mbi fushatėn zgjedhore

E Enjte, 24 Qershor 2021



Publikohet Raporti i Monitorimit i fushatės zgjedhore (Raporti i gjashtė), i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė  projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 25 mars - 25 prill 2021 nė drejtim tė sjelljes sė administratės shtetėrore, pėrdorimit tė aseteve publike dhe shpenzimet e subjekteve zgjedhore gjatė fushatės zgjedhore.
 
Disa gjetje tė raportit renditen si mė poshtė: 

  • Kufizimet e Kodit Zgjedhor pėr emėrimet dhe largimet nė administratėn shtetėrore nuk kanė rezultuar efektive duke u fokusuar vetėm nė periudhėn njė mujore tė fushatės.
  • Asetet publike, kryesisht shkollat e sistemit parauniversitar, janė vendosur nė dispozicion tė aktiviteteve elektorale tė mazhorancės. Nuk janė konstatuar presione ndaj nxėnėsve pėr tė marrė pjesė nė kėto aktivitete.
  • Ministrat dhe zyrtarėt e lartė kandidatė nuk kanė bėrė njė ndarje tė qartė mes funksionit tė detyrės sė tyre dhe aktivitetit si kandidatė politik.  
  • Materialet propagandistike elektorale ishin kryesisht tė kufizuara dhe tė afishuara nė ambjente promocioni.
  • Dhuratat e ofruara nga kandidatėt nuk i janė pėrmbajtur nė tė gjitha rastet kufirit tė kostos prej 500 lekė. Janė konstatuar organizime tė ndaluara tė eventeve kulturore dhe sportive me pjesėmarrjen e kandidatėve.
 Mė shumė detaje mund tė gjeni nė raportin e plotė.

Ky angazhim i ASP mbėshtetet nga ambasada e Mbretėrise sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.