Publikohet monitorimi i pestė mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

E Shtune, 15 Maj 2021



Publikohet Raporti i pestė i Monitorimit tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 25 mars - 25 prill 2021 nė drejtim tė procesit tė raportimit dhe kontrollit tė veprimtarive tė ndaluara nga KQZ dhe akteve ligjore tė miratuara nė shkelje tė ndalimeve tė parashikuara nė periudhėn 4 mujore para zgjedhjeve.
 
Disa gjetje tė raportit pėr kėtė fazė:

  • Kufizimet e akteve ligjore - Nė shkelje tė Kodit Zgjedhor janė miratuar 1 VKM dhe 4  Vendime Kėshillash bashkiakė, tė cilat sjellin pėrfitime apo masa lehtėsuese (Nė total konstatohen 14 Ligje, 2 akte Normative, 10 Vendime Kėshilli tė Ministrave, 7 Vendime Kėshilli Bashkiak pėr periudhėn katėr mujore para zgjedhjeve)
  • Vendimmarrja e KQZ - Pranė KQZ janė regjistruan 95 denoncime pėr pėrdorimin e burimeve shtetėrore, pėr tė cilat janė marrė 43 vendime nga Komisioneri Shtetėror duke caktuar: 3 masa administrative gjobė; 5 njoftime pėr marrje masash; 24 ēėshtje tė pėrfunduara pa konstatim shkelje; 11 ēėshtje pėr mosfillim procedure
  • Veprimtaritė publike tė ndaluara tė zyrtarėve - Procesi i raportimit nga ana e ministrave nė kostumin e kandidatit u kthye nė njė proces qė e ka humbur sensin dhe praktikisht tė pakontrollueshėm.


Mė shumė detaje mund tė gjeni nė raportin e plotė.

Ky angazhim i ASP mbėshtetet nga ambasada e Mbretėrise sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.