Publikohet monitorimi i katėrt mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

E Enjte, 08 Prill 2021



Publikohet Raporti i katėrt i Monitorimit tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA). Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit pėr periudhėn 1-25 mars 2021 nė drejtim tė procesit tė raportimit dhe kontrollit tė veprimtarive tė ndaluara nga KQZ dhe akteve ligjore tė miratuara nė shkelje tė ndalimeve tė parashikuara nė periudhėn 4 mujore para zgjedhjeve.
 
Disa gjetje tė raportit pėr kėtė fazė:

  • Nė lidhje me kufizimin e akteve ligjore - Nė shkelje tė Kodit Zgjedhor janė miratuar 1 ligj dhe 2  Vendime Kėshillash bashkiakė, tė cilat sjellin pėrfitime apo masa lehtėsuese pėr periudhėn katėr mujore para zgjedhjeve (Nė total 14 Ligje, 1 akt Normativ, 9 Vendime Kėshilli tė Ministrave, 3 Vendime Kėshilli Bashkiak)
  • Nė lidhje me veprimtaritė publike tė ndaluara tė zyrtarėve tė lartė - Nga monitorimi i aktiviteteve tė ministrave dhe kryetarėve tė bashkive nė shtatė qytete kryesore tė vendit rezulton rritje e mėtejshme e aktiviteteve promovuese dhe politike tė ministrave qė drejtojnė fushatėn nė terren (pasqyruar nė tabelen nė raport).

Mė shumė detaje mund tė gjeni nė raportin e plotė.

Ky angazhim i ASP mbėshtetet nga ambasada e Mbretėrise sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.