ASP trajnim pėr gazetarėt pėr monitorimin e fushatės zgjedhore

E Premte, 26 Mars 2021



Mbi 25 gazetarė lokalė dhe profesionistė tė medias u trajnuan sot mbi monitorimin e pėrdorimit tė burimeve shtetėrore dhe financimin e fushatės sė saponisur zgjedhore. Pjesėmarrėsit u njohėn me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe kufizimet e reja qė parashikohen me qėllim ofrimin e shanseve tė barabarta pėr tė gjithė kandidatėt nė zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetarėt u ftuan qė tė monitorojnė zbatimin e kėtyre kufizimeve nga kandidatėt, autoritetet lokale dhe entet publike. Shtatė propozimet mė tė mira pėr artikuj do tė mbėshteteten financiarisht nga projekti SETA dhe mentorohen nga organizata mediatike "Faktoje", anėtare e Rrjetit Ndėrkombėtar tė Verifikimit tė Fakteve.

Komisioneri Shtetėror Z. Ilirjan Celibashi dhe ambasadorja e Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta Znj. Guusje Korthals Altes, theksuan rolin e rėndėsishėm qė kanė mediat pėr sigurimin e transparencės sė zgjedhjeve dhe rėndėsinė e tyre pėr tė ardhmen e vendit.

Bashkėpunimi me Prezencėn e OSBE nė Shqipėri nė kėtė trajnim mundėsoi ekspertizėn mė tė mirė vendase dhe ndėrkombėtare me ekspertin Z. Florian Hobdari dhe znj. Elira Ēanga. Prezantimi dhe diskutimi me drejtuesen e sektorit tė auditimit dhe monitorimit pranė KQZ, Znj. Valbona Ballgjini, ishte tepėr I vlefshėm pėr tė sqaruar rastet konkrete tė kufizimeve nė organizimin e fushatės.

Aktiviteti ėshtė pjesė e projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA), financuar nga Ambasada e Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe Aksioni i pėrbashkėt i Bashkimit Evropian dhe Kėshillit e Evropės “Veprimi kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.