Hapen aplikimet pėr “Akademinė e Trajnimit tė Autoriteteve Vendore”

E Hene, 30 Shtator 2019



Hapet thirrja pėr aplikime pėr pjesėmarrje nė Akademinė e Trajnimit pėr autoritete vendore dhe organizatat e shoqėrisė civile. Ky trajnim i ndėrtuar nė katėr kurse, do tė targetojė 20 pėrfaqėsues tė autoriteteve vendore dhe shoqėrisė civile nė rajonin Shkodėr, Lezhė, Durrės, Fier dhe Vlorė.                                                                                                                                                                           Kurset e trajnimit do tė fokusohen nė temat e mėposhtme:
1)    Procesi i integrimit evropian;
2)    Lidershipi pėr nxitjen e pjesėmarrjes;
3)    Mirėqeverisja nė nivel lokal dhe pėrfshirja;
4)    Mundėsitė e bashkėpunimit nė nivelin lokal.
Gjithashtu, pjesėmarrėsit nė Akademinė e Trajnimit do tė njihen me shembuj pozitivė nga bashkėpunimi mes aktorėve vendorė gjatė njė vizitė studimore nė Poloni.  
Lektorėt e ftuar nė trajnim janė ekspertėt mė tė mirė vendas, tė certifikuar nga Kėshilli i Evropės, dhe janė zgjedhur me kujdes qė tė ofrojnė njė ndėrthurje tė mirė tė aspekteve teorike dhe praktike tė temave tė programit.

Akademia e Trajnimit ėshtė pjesė e veprimit tė projektit “Roli i Shoqėrisė Civile nė Procesin e Integrimit Evropian nė Shqipėri", nė kuadrin e IPA II, i zbatuar nga ASP nė bashkėpunim me Institutin e Sociologjisė Ndėrkombėtare nė Gorizia (Itali) dhe Fondacionin nė Mbėshtetje tė Demokracisė Lokale (Poloni). Projekti synon tė nxisė njė dialog tė strukturuar ndėrmjet autoriteteve vendore dhe organizatave tė shoqėrisė civile nė rajonet e targetuara me qėllim ofrimin e kontributit tė pėrbashkėt nė procesin e integrimit evropian tė vendit. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nėn monitorimin e Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė.
 
Shprehja e interesit mund tė kryhet nė adresėn elektronike info@asp.al, apo dhe pranė zyrės sė Akademisė, duke bashkangjitur njė CV, brenda datės 30 tetor 2019, ora 16:00.