Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

E Merkure, 24 Shkurt 2021



Gjetjet e monitorimit mbi pėrdorimin e burimeve shtetėrore nė periudhėn parazgjedhore tė zhvilluar nėn projektin "Forcimi i Transparencės Zgjedhore nė Shqipėri" (SETA), u prezantuan sot nė njė aktivitet tė organizuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Eventi me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė organizatave vendase dhe ndėrkombėtare tė angazhuara nė monitorimin e zgjedhjeve tė 25 prillit, shėrbeu si njė mundėsi pėr tė diskutuar mbi ecurinė e deritanishme tė zbatimit tė dispozitat e reja tė Kodit Zgjedhor, tė cilat parashikojnė ndalimin e veprimtarive promovuese me efekt elektoral nga zyrtarėt qendrore dhe vendorė nė njė periudhė 4 mujore deri nė zgjedhjet pėr Kuvend.

Komisioneri shtetėror, Z. Ilirjan Celibashi, theksoi nė fjalėn e tij vlerėsimin pėr rolin qė po luan projekti SETA pėr monitorimin e veprimtarive tė ndaluara, por edhe mbėshtetjen pėr aftėsimin e stafit tė KQZ pėr tė zbatuar detyrimet e reja tė ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. Takimin e pėrshėndeti gjithashtu, znj. Guusje Korthals Altes, ambasadore e Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė, e cila nėnvizoi rėndėsinė e angazhimit tė shoqėrisė civile dhe qytetarėve nė transparencėn e organizimit tė zgjedhjeve, duke garantuar standartet e pritshme pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

Dy raportuesit Znj. Gerta Meta dhe z. Isuf Shehu, prezantuan nė kėtė aktivitet platformėn e databazės elektronike monitorimi.asp.al, e cila ėshtė bėrė e mundur nga projekti SETA dhe pėrmban gjetjet e monitorimit tė raportimeve tė veprimtarive promovuese tė zyrtarėve qendrore dhe vendorė pranė ndėrfaqes pėrkatėse tė KQZ si dhe mbikqyrjes sė aktiviteteve tė tyre publike nga monitoruesit nė terren. Pjesė e databazės ėshtė edhe monitorimi i akteve ligjore qė janė miratuar nė shkelje tė Kodit Zgjedhor nė periudhėn katėr mujore tė hyrjes nė fuqi tė dispozitave pėrkatėse.

Diskutimi me pėrfaqėsuesit e organizatave shėrbeu pėr tė marrė opinione tė mėtejshme pėr inisiativėn e ASP pėr tė nxitur ndryshimin e akteve nėnligjore dhe vendimmarrjes pėr procedimet administrative ndaj zyrtarėve subjekt i kufizimeve tė Kodit Zgjedhor. Njė kėrkesė zyrtare pritet tė dorėzohet nė vijim nė Komisionit Rregullator pranė KQZ nė emėr tė ASP dhe organizatave tė tjera qė dakordėsuan pėr t’u bėrė pjesė e kėsaj nisme pėr pėrmirėsimin e kornizės ligjore dhe zbatimit efektiv tė kufizimeve.

Projekti SETA zbatohet nga ASP nė partneritet tė ngushtė me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ), falė mbėshtetjes sė Ambasadės sė Mbretėrisė sė Vendeve tė Ulta dhe projektit tė pėrbashkėt tė Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian "Aksioni kundėr Ekonomik Krimi nė Shqipėri”.