Publikohet monitorimi i dytė mbi burimet shtetėrore nė fushatėn zgjedhore

E Enjte, 11 Shkurt 2021



Publikohet Raporti Monitorimit tė dytė tė pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA).
 
Ky raport pasqyron gjetjet e monitorimit dy javor tė zbatimit tė dispozitave tė reja tė Kodit Zgjedhor, nė drejtim tė:

  •     Praktikės ligjore dhe institucionale pėr zbatimin e dispozitave;
  •     Procesit tė raportimit dhe kontrollit tė veprimtarive tė ndaluara nga KQZ gjatė periudhės 25 dhjetor 2020 – 31 janar 2021;
  •     Aktet ligjore tė miratuara nė shkelje tė ndalimeve tė parashikuara nė periudhėn 4 mujore para zgjedhjeve. 
Nga monitorimi i aktiviteteve tė ministrave dhe kryetarėve tė bashkive nė shtatė qytete kryesore tė vendit rezulton se vazhdojnė shkelje tė Kodit Zgjedhor nė mosraportim dhe promovime tė investimeve infrastrukturore. Konstatohet se me kalimin e javėve zyrtarėt kryesorė subjekt i ndalimeve tė Kodit Zgjedhor kanė nisur tė jenė tė vėmendshėm ndaj shkeljeve dhe tė ndryshojnė formatin e vizitave nė investime, ndarjen e ēelėsave pėr banesat e rindėrtuara pėrpara kamerave apo tė kryejnė postime me imazhe foto apo video mbi investimet nė infrastrukturė pa qėnė vetė prezentė.
 
Nė lidhje me kufizimin e akteve ligjore, konstatohet se nė shkelje tė Kodit Zgjedhor janė miratuar 1 ligj dhe 2 VKM , tė cilat sjellin pėrfitime apo masa lehtėsuese pėr periudhėn katėr mujore para zgjedhjeve.

Mė shumė detaje si dhe njė opinion ligjor mbi vendimmarjen nga strukturat e KQZ mund tė gjeni nė raportin e plotė.

Ky angazhim i ASP mbėshtetet nga ambasada e Mbretėrise sė Vendeve tė Ulta nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.