Ekonomia post-covid, sfida dhe mundesi per rimekembjen

E Merkure, 03 Shkurt 2021



Ekonomia shqiptare, pavarėsisht dy goditjeve negative tė njėpasnjėshme tė tėrmetit tė 26 nėntorit dhe pandemisė sė Covid-19, ishte futur mė parė nė fazėn e rėnies tė ciklit tė biznesit. Ky ėshtė njė nga gjetjet e dokumentit analizues tė hartuar nga njė grup ekspertėsh alumni tė Akademisė, i cili u publikua sot me synimin qė t'ju vijė nė ndihmė politikėbėrėsve nė kėto momente kur po diskutohen masat dhe reformat e nevojshme pėr tė rimėkėmbur ekonominė shqiptare. 

Disa gjetje kryesore tė analizės renditen si mė poshtė:

  •     Analiza midis dy periudhave, viteve 2009-2012 dhe 2015-2018, tregon se pozicionimi i taksave tė ulėta dhe atyre tė larta i ka shėrbyer mė shumė qėndrimit ndaj borxhit publik sesa performancės ekonomike.
  •     Rritja ekonomike ėshtė lidhur ngushtėsisht edhe me produktivitetin e faktorit punė.  Analiza krahasimore mes dy periudhave dėshmon njė rėnie tė produktivitetit gjatė periudhės 2013-2019.

Rekomandime pėr politikėbėrėsit:

  •     Gjallerimi i rritjes ekonomike ne afatgjate duhet te jete prioritet i orientimit te reformave dhe  politikave  ne teresi drejt nxitjes se formave produktive dhe novatore te biznesit, rritjes se produktiviteti te faktorit pune dhe diversivfikimit te ekonomise.
  •     Rruga e uljes sė borxhit publik duket e gjatė dhe pritet t’i nėnshtrohet risqeve tė konsiderueshme gjatė periudhės post-pandemi. Nė kėtė kuptim, ėshtė i domosdoshėm orientimi i fondeve drejt projekteve prioritare dhe mbi tė gjitha tek rritja ekonomike dhe produktiviteti nė ekonomi.
  •     Barra e pėrjashtimeve tatimore me njė kosto prej 5.57% tė PBB nė buxhet ėshtė tepėr e konsiderueshme dhe kėrkon vėmendje tė shtuar. Rekomandohet kushtėzimi me akt ligjor i analizave sasiore kosto-pėrfitime pėr ēdo pėrjashtim tatimor dhe ndjekja e tyre nė kohė.
  •     Rekomandohet vendosja provizore e njė progresiviteti nė tatim fitim dhe nė tė ardhurat jo nga puna deri kur ekonomia tė ketė rikuperuar kostot e krizave. Burim tjetėr i mundshėm ėshtė taksa e pasurisė, e cila duhet tė shfrytėzohet nė potencialin e saj edhe pse administrohet nga pushteti vendor.
  •     Situata aktuale e kushtėzuar nga kriza post-covid duhet tė shihet jo vetėm si sfidė, por edhe si njė shans qė nuk duhet humbur pėr tė rimėkėmbur ekonominė dhe pėr ta ēuar drejt rritjes sė produktivitetit dhe mirėqenies.

Ketu mund te gjeni punimin e plote.