Qėndrim i pėrbashkėt pėr kufizimet e burimeve shtetėrore nė fushatė

E Premte, 15 Janar 2021



Qė prej 25 dhjetorit kanė nisur efektin e tyre dispozitat e reja tė Kodit Zgjedhor, tė cilat parashikojnė ndalimin e veprimtarive publike dhe pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė njė periudhė 4 mujore deri nė zgjedhjet pėr Kuvend. Kėto kufizime synojnė krijimin e kushteve tė drejta e tė barabarta pėr tė gjithė kandidatėt dhe partitė politike qė marrin pjesė nė procesin zgjedhor, si dhe pėr mospėrdorimin e fondeve dhe tė burimeve publike pėr qėllime partiake. Keqpėrdorimi i burimeve tė tilla mund tė dėmtojė cilėsinė e demokracisė dhe funksionimin e institucioneve shtetėrore.

Ne, njė grupim i Organizatave tė Shoqėrisė Civile, ndoqėm me vėmendje procedurėn e parė administrative tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ndaj drejtuesit tė Agjencisė Shtetėrore tė Kadastrės Lushnjė, lidhur me publikimin e fotove tė ndarjes sė lejeve tė legalizimi tė shtėpive tė qytetarėve nga njė deputet. Duke inkurajuar KQZ tė vazhdojė mė tej monitorimin nė rast tė mosrespektimit tė dispozitave tė Kodit Zgjedhor, rekomandojmė qė ky proces dhe penalitetet pėrkatėse tė jenė mė funksionale, transparente dhe mė institucionale ndaj cdo zyrtari tė lartė shtetėror tė denoncuar.

Subjektet politike dhe institucionet publike tė pėrfshira nė rastin e proceduar nė Lushnjė, inkurajohen gjithashtu qė tė ndėrmarrin procedura administrative ndaj pėrfaqėsuesve tė tyre politikė si dhe drejtuesve tė strukturės, pėr tė krijuar praktika pėr distancimin nga kėto veprime antiligjore nė tė ardhmen.

Kufizimi i burimeve shtetėrore nė zgjedhje ishte pjesė e marrėveshjes sė 5 qershorit 2020 tė aktorėve kryesorė politikė nė vend tė pėrfshirė nė reformėn zgjedhore, si njė nga kėrkesat kryesore tė opozitės, por edhe pėr tė adresuar njė nga rekomandimet e rėndėsishme tė raportit tė fundit tė Misionit tė Vėzhgimit tė OSBE-ODIHR. Kjo marrėveshje politike u pėrshėndet gjerėsisht nga faktori ndėrkombėtar, duke e cilėsuar si njė kusht i rėndėsishėm pėr hapjen e negociatave tė pranimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian.

Apelojmė tė zgjedhurit politikė dhe zyrtarėt e lartė subjekt i kėtyre kufizimeve qė tė respektojnė zotimin pėr njė lojė tė ndershme gjatė kėtyre muajve tė mbetur deri nė 25 prill, nė respekt tė njė standarti tė premtuar dhe shumėpritur nga qytetarėt pėr tė mundėsuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

Qytetarėt meritojnė nė kėto zgjedhje mė shumė ide dhe programe sesa shfaqje me prerjen e shiritave elektoralė apo ndarjen pėrpara kamerave tė ēelėsave tė banesave tė rindėrtuara nga tėrmeti. Kėto veprime jo vetėm shfaqin njė personalizim tė pamerituara tė investimeve publike tė financuara nga taksat e qytetarėve apo grante ndėrkombėtare, duke krijuar pabarazi mes kandidatėve nė zgjedhje, por njėkohėsisht nxisin njė sjellje klienteliste tė votuesve me administratorėt publikė, duke  shtrembėruar misionin e vėrtetė tė pėrfaqėsuesit tė zgjedhur.

Tė bindur pėr rėndėsinė qė ka ky proces pėr tė garantuar besimin e partive politike dhe publikut nė legjitimitetin e zgjedhjeve, ne do tė vazhdojmė tė ofrojmė kapacitetet dhe eksperiencat tona pėr tė siguruar monitorimin dhe zbatimin e dispozitave tė Kodit Zgjedhor nga ēdo aktor i pėrshirė. I bėjmė thirrje publikut qė tė jetė aleati ynė nė kėtė mision tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e vendit.


Organizatat nėnshkruese:
Akademia e Studimeve Politike
Instituti i Studimeve Politike
Shoqata pėr Kulturė Demokratike