Hyjnė nė fuqi kufizimet e pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė zgjedhje

E Shtune, 26 Dhjetor 2020



Qė nga dita e djeshme (25 dhjetor) kanė nisur efektin e tyre dispozitat e reja tė Kodit Zgjedhor, tė cilat parashikojnė ndalimin e veprimtarive publike tė institucioneve shtetėrore tė lidhura me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nėn monitorim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė jetė gjithashtu gjatė katėr muajve nė vijim edhe pėrdorimi i burimeve njerėzore, financiare dhe logjistike tė institucioneve qendrore dhe vendore, tė cilat nė tė shkuarėn kanė qenė objekt i keqpėrdorimit tė pushtetit dhe vėnies sė tyre nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė apo tė tėrthortė nė shėrbim tė zgjedhjeve. Akademia e Studimeve Politike, ka nisur tashmė bashkėpunimin me KQZ pėr tė bėrė tė njohura kufizimet ligjore pėr aktorėt publikė qė janė subjekt i kėtyre kufizimeve, si dhe publikun e gjerė, me qėllim ndėrgjegjėsimin dhe sinjalizimin e shkeljeve tė mundshme. Ky angazhim bėhet i mundur nė kuadėr tė projektit "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA), mbėshtetur financiarisht nga ambasada e Mbretėrisė sė Holandės nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt i Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”.

Kufizimet ligjore kanė nė fokus aktivitetet publike tė:
•    Kryeministrit dhe zėvendėskryeministrit, ministrit dhe zėvendėsministrit;
•    Kryetarit tė bashkisė dhe zėvendėsit;
•    drejtorit tė pėrgjithshėm dhe zėvendėsit tė agjencive apo institucioneve nė varėsi tė Kryeministrit ose ministrit;
•    drejtorit tė pėrgjithshėm dhe zėvendėsit e tij pėr shoqėritė tregtare nė tė cilat shteti ka mė shumė e 50% tė aksioneve;
•    titullarit dhe zėvendėsit e tij pėr ndėrmarrjet shtetėrore;
duke pėrfshirė edhe anėtarėt e kabineteve tė tyre.
Disa nga “veprimtaritė e ndaluara publike”, tė pėrcaktuar nė Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e miratuar nė vendimin e datės 23.12.2020 tė Komisioni Rregullator, janė si mė poshtė vijon:
a)    promovimi i projekteve dhe/ose tė investimeve, me interes apo shtrirje territoriale kombėtare ose vendore nė fushėn e transporteve tė c?do lloji, tė energjetikės, tė telekomunikacionit, tė veprave ujore tė c?do lloji, nė shėrbim dhe interes tė publikut;

b)    promovimin e objekteve tė rindėrtuara ose nė proces rindėrtimi pėr shkak tė fatkeqėsive natyrore (dorėzimi publik i shtėpive tė rindėrtuara nga tėrmeti);

c)    shpėrndarja nė veprimtari publike e lejeve tė legalizimeve, akteve pėr regjistrimin e tokės bujqėsore apo ēdo lloj pronėsie tjetėr;

Tė gjitha aktivitetet e mėsipėrme publike duhet tė raportohen dhe miratohen paraprakisht nė ndėrfaqen e raportimeve tė ndėrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - i cili ėshtė autoriteti i ngarkuar pėr monitorimin e zbatimit tė kėtyre kėtyre dispozitave tė reja - mė konkretisht nė adresėn: https://aktivitete.kqz.gov.al/

Pėrsa i pėrket burimeve financiare dhe njerėzore  publike, ndalohen qė prej ditės sė djeshme e deri nė krijimin e qeverisė sė re tė dalė nga zgjedhjet e 25 prillit 202, propozimi dhe miratimi i legjislacionit dhe aktet nėnligjore si dhe VKM qė parashikojnė:

•    rritjen e pagave, pensioneve, mbėshtetjes ekonomike apo sociale;
•    uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale;
•    privatizimin apo dhėnien e pasurive a tė shpėrblimeve;
•    marrėveshje koncensionare, partneritet Publik-Privat;
•    apo cdo akt tjetėr qė mund tė pėrkthehet nė pėrfitime elektorale.

Gjithashtu, administratės shtetėrore (nėpunėsit e shėrbimit civil si dhe tė gjithė punonjėsit e institucioneve shtetėrore) i ndalohet qė tė angazhohet brenda orarit tė punės nė veprimtari dhe/ose aktivitete pėr qėllime zgjedhore tė zhvilluara fizikisht, por si njė risi e fundit, edhe nė pėrfshirje virtuale nė platformat sociale dhe mjetet e komunikimit elektronik.