Seminare Trajnimi mbi Shkrimin Akademik

E Merkure, 03 Qershor 2009



Ne programin e Shkolles Shqiptare per Studime Politike nje vend e vecante  per kete vit  akademik ze marrja e njohurive dhe aftesimi ne diskursin politik dhe shkrim akademik. Ne kete kuader SHSHSP organizoi  gjate periudhes mars-prill 2009,  nje cikel seminaresh mbi praktikat e diskursit politik dhe shkrimin akademik, si mjete te realizimit te komunikimit politik, me Prof. Alban Balen nga Instituti i Marredhenieve Publike.

Qëllimi final i seminareve është pajisja e pjesëmarrësve me teknika të përcaktuara gjuhësore për të prodhuar një tekst sa më të qartë, logjik dhe koherent në shkrimin e strategjive të politikave, raporteve, ligjeratave dhe dokumentave të ndryshme politike ne funksion te audiencave te adresuara. Ndryshe nga viti i kaluar ku programi parashikonte vetem nje seminar per shkrimin akademik shoqeruar me nje udhezues perkates, deri tani jane organizuar 8 seminare ku pjesemarresit jane pajisur me njohuri mbi teknika dhe elemente te shkrimit akademik, ilustruar me shembuj nga praktikat diskursive te udheheqesve politike kombetare dhe nderkombetare.

Gjate seminareve eshte perdorur gjeresisht metoda e ndarjes se pjesemarresve ne grupe sipas profileve dhe rastet studimore.  Aftesimi i pjesemarresve te Shkolles ne shkrimin akademik realizohet midis te tjerash edhe nepermjet angazhimit te pjesmarresve të shkolles ne forumin on-line www.politika.al.