ASP angazhohet pėr monitorimin e pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė zgjedhje

E Merkure, 18 Nentor 2020



Akademia e Studimeve Politike do tė angazhohet nė monitorimin e financimit dhe pėrdorimit tė burimeve shtetėrore nė fushatėn elektorale tė zgjedhjeve parlamentare tė 25 prillit 2021. Projekti "Forcimi i Transparencės sė Zgjedhjeve nė Shqipėri" (SETA) mbėshtetet financiarisht ambasada e Hollandės nė Tiranė dhe programi i pėrbashkėt  Kėshillit tė Evropės dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri”. Kontrata pėr kėtė bashkėpunim u firmos sot mes ambasadores znj. Guusje Korthals Altes dhe drejtorit tė ASP, z. Erjon Tase.

Projekti do tė fokusohet nė tre komponentė kryesorė:
1. Informimin dhe ndėrgjegjėsimin e aktorėve zgjedhorė dhe publikut tė gjerė pėr dispozitat e reja tė Kodit Zgjedhor dhe mekanizmat referues pėr financimin e fushatės dhe pėrdorimin e burimeve administrative.
2. Rritjen e kapaciteteve dhe pjesėmarrjes sė shoqėrisė civile dhe mediave nė monitorimin e zbatimit tė dispozitave ligjore pėr financimin e fushatės dhe pėrdorimin e burimeve tė administratės publike.
3. Lehtėsimi i monitorimit dhe mbikėqyrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe palėve tė tjera tė interesit mbi financimin e fushatės dhe pėrdorimin e burimeve shtetėrore.   Lidhur me monitorimin e financave tė fushatės elektorale, projekti do tė synojė tė bashkėpunojė dhe pėrfshijė aktivisht nė proces studentėt, komunitetet rinore dhe pėrfaqėsuesit e mediave nė qarqet: Shkodėr, Durrės, Tiranė, Elbasan, Vlorė, Gjirokastėr dhe Korcė.


Pėrfituesit kryesorė tė projektit pėrfshijnė:
• Administrata e Zgjedhjeve - Nė partneritet tė ngushtė me Kėshillin e Evropės dhe Veprimin e Bashkimit Evropian Kundėr Krimit Ekonomik nė Shqipėri, do tė lehtėsohet ndihma pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė stafit pėrkatės administrativ nė KQZ tė ngarkuar me trajnimin / edukimin si dhe mbikėqyrjen e financimit tė fushatės.
• Palėt e tjera tė interesuara pėrkatėse pėrgjegjėse pėr zbatimin e dispozitave tė reja ligjore zgjedhore (institucionet qendrore, autoritetet lokale, institucionet shėndetėsore dhe arsimore, prokuroria dhe policia e shtetit) do tė informohen dhe aftėsohen pėr tė zbatuar detyrimet.
• Pėrfaqėsuesit e mediave - Nė bashkėpunim me KiE dhe KQZ, ASP do tė organizojė Trajnimin e Trajnerėve dhe do tė zhvillojė trajnime qė synojnė pėrfaqėsuesit e mediave kombėtare dhe lokale.
• Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile qė punojnė nė ēėshtje zgjedhore - Forcimi i pėrvojės sė tyre nė monitorimin e burimeve tė fushatės zgjedhore dhe pėrfshirjen e tyre nė procesin zgjedhor.
• Studentėt / aktivistėt rinorė – Tė rinjtė nė shtatė rajone do tė trajnohen dhe angazhohen nė fushata informuese dhe monitorimin e financave tė fushatės zgjedhore dhe keqpėrdorimin e burimeve tė administratės publike.
• Publiku nė pėrgjithėsi - Fushatat informuese si dhe rritja e transparencės sė procesit zgjedhor qė do tė ketė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė votėn e qytetarėve dhe besimin e tyre nė zgjedhje.