Forumi i Aktoreve Vendore, shembuj pozivite per integrimin

E Premte, 09 Tetor 2020



Buxhetimi me pjesėmarrje, Komisionet Kėshillimore Qytetare, kontratat sociale me kryetarin e bashkisė, aplikacionet smartphone, kėto ishin vetėm disa prej shembujve pozitivė pėr rritjen e bashkėpunimit tė autoriteteve vendore dhe shoqėrisė civile, tė diskutuara nė Forumin e Aktorėve Vendorė. Ky takim u zhvillua online pėr shkak tė masave ndaj COVID-19, si pjesė e aktiviteteve pėrmbyllėse tė projektit “Duke nisur nga bazat - Roli i Shoqėrisė Civile nė procesin e integrimit evropian", i mbėshtetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Ekonomisė dhe Financave nėn instrumentin IPA II - 2014.

Rekomandimet e ekspertėve dhe vetė aktorėve vendorė nė Shkodėr, Lezhė, Durrės, Fier dhe Vlorė, tė kapacituar nė kurset e Akademisė sė Trajnimi dhe diskutimet e mėtejshme me studentėt dhe grupet e tjera aktive nė kėto qytete, do tė shėrbejnė pėr tė hartuar njė publikim elektronik tė praktikave mė tė mira tė bashkėpunimit vendore.

Akademia e Studimeve Politike po e zbaton kėtė projekt nė partneritet me Fondacionin pėr Mbėshtetjen e Demokracisė Vendore nė Poloni dhe Institutin Ndėrkombėtar tė Socilogjisė pranė Universitetit tė Goricias nė Itali. Projekti synoi tė nxisė njė dialog tė strukturuar ndėrmjet organizatave tė shoqėrisė civile dhe Autoriteteve Lokale me qėllim ofrimin e kontributit tė pėrbashkėt nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian tė vendit. Ky objektiv duhet tė arrihet duke identifikuar interesat e pėrbashkėta, partneritetet potenciale, si dhe pengesat pėr angazhimin e mėtejshėm tė shoqėrisė civile, nė veēanti nė nivelin lokal tė qeverisjes.

Kėta aktorė vendorė synohet qė tė vazhdojnė mė tej bashkėpunimin e nisur pėrmes ngritjes sė Forumit tė Shoqėrisė Civile si njė platformė e qėndrueshme e shkėmbimit dhe bashkėpunimit, bazuar nė pėrvojėn polake dhe praktikat e tjera mė tė mira evropiane. Objektivi pėrfundimtar i projektit ėshtė tė pėrgatisė kėta aktorė vendorė pėr tė bashkėpunuar edhe mė tej pėr vendimmarrjen e orientuar drejt nevojave tė qytetarėve.