Kursi i dytė i Shkollės mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

E Premte, 25 Shtator 2020



Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike me temė "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua nė datat 25-26 shtator 2020 nė ambjentet e hotel Rogner nė Tiranė. Tematika e kursit, e lidhur me reformėn aktuale zgjedhore nė vend, synoi tė thellojė njohuritė dhe argumentat e pjesėmarrėsve nė lidhje me "diskutimet e ditės" si listat e hapura apo ndryshimin e sistemit zgjedhor. Programi i Shkollės zbatohet kėtė vit me mbėshtetjen e Kėshillit tė Evropės dhe Fondacionit Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė si dhe njė bashkėpunim me projektin 'Bashki tė Forta" tė Helvetas-Swiss Intercooperation Albania, pėr mbėshtetjen e pesė pjesėmarrėseve kėshilltare bashkiake.
 
Z. Florian Hobdari, eksperti i ēėshtjeve zgjedhore pranė Prezencės sė OSBE nė Tiranė, prezantoi nė ditėn e parė tė kursit njė analizė tė rekomandimeve tė raporteve tė OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Diskutimi ndihmoi pėr tė hedhur gjithashtu mė shumė dritė mbi ecurinė e reformės zgjedhore aktuale dhe rolin e faktorit ndėrkombėtar nė arritjen e njė konsensusi mbi kėtė reformė.
 
Diskutimi mbi sistemet zgjedhore u plotėsua mė tej falė sesionit tė politikanit dhe njėrit prej ekspertėve mė me eksperiencė nė reformat zgjedhore, z. Kastriot Islami. Prezantimi i problematikave tė hasura nė sisteme tė ndryshme zgjedhore nė 30 vitet e fundit dhe ato tė sistemit aktual ishin mjaft tė vlerėsuara nga pjesėmarrėsit pėr tė njohur mė mirė diskursin aktual tė politikės pėr reformėn e synuar zgjedhore.
 
Politologu Afrim Krasniqi trajtoi gjithashtu nė kėtė kurs temėn e "Sistemit tė vlerave dhe karrierės nė partitė politike", tė lidhura ngushtėsisht me demokracinė e brendshme partiake, si parakusht pėr tė garantuar njė pėrfaqėsim mė tė mirė tė vullnetit tė qytetarėve dhe cilėsine e listave tė kandidatėve.
 
Moduli i dytė i kursit u fokusua nė komunikimin politik dhe fushatat elektorale.  Z. Neritan Sejamini, ekspert i politikave publike, solli njė analizė kritike mbi strategjitė e komunikimit tė partive politike, si njė faktor i rėndėsishėm pėr fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve. Teknikat e komunikimit politik u plotėsuan mė tej mė njė diskutim online nga SHBA me konsulentin politik Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencė nė fushatat politike amerikane. Z. Arkedis solli njė panoramė tė mesazheve dhe strategjive qė po pėrdorin kandidatėt nė fushatėn elektorale presidenciale nė Shtetet e Bashkuara, duke ofruar njė qasje krahasimore me eksperiencėn e komunikimit nė Shqipėri.