Studentet e brezit te trete te shkolles takohen me Presidentin Topi

E Marte, 21 Prill 2009



Presidenti i Republikės, Bamir Topi priti sot nė mjediset e Pallatit tė Brigadave drejtues dhe studentė tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike, e cila ėshtė hapur si njė iniciativė e Kėshillit tė Evropės dhe shėnon vitin e saj tė tretė akademik nė vendin tonė.

Pasi ėshtė pėrshėndetur dhe i ka pėrcjellė urimet dhe pėrgėzimet mė tė mira pėr kėtė ndėrmarrje tė rėndėsishme sa akademike, aq dhe pėr kontributet reale praktike nė formimin e specialistėve tė rinj nė spektrin e shkencave politike, Kryetari i Shtetit ka bashkėbiseduar me studentėt duke u ndalur nė fjalėn e tij nė eksperiencėn politike shqiptare, ecurinė e saj gjatė viteve tė tranzicionit dhe rėndėsinė qė ka pėr tė ardhmen e vendit pėrfshirja e njė brezi tė ri e tė kualifikuar nė politikė.

Presidenti Topi ka ndarė me studentėt e brezit tė tretė tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike edhe kėnvėshtrimin mbi sfidat me tė cilat pėrballet Shqipėria si vend tashmė anėtar i NATO-s e aspirant-kandidat i Bashkimit Evropiannė si dhe mbi disa prej ēėshtjeve mė aktuale tė zhvillimeve politike nė vend dhe nė rajon.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Presidenti Topi i ėshtė pėrgjigjur interesimit tė studentėve mbi ecurinė sė procesit tė kartave tė identitetit, pavarėsinė dhe funksionimin e institucioneve nė vend, detyrat dhe pėrgjegjėsitė e shtetit dhe popullit shqiptar nė kuadėr tė pėrmbushjes sė sfidave euroatlantike.