Publikohet studimi mbi mobilitetin urban

E Merkure, 04 Mars 2020



Mbi 31 % e popullsisė sė Shqipėrisė jeton aktualisht nė kryeqytet dhe Tiranės i shtohen 70 persona ēdo ditė si pasojė e migracionit tė brendshėm nga qytetet e tjera. Politikėbėrėsit ndodhen sot pėrballė njė sfide tė ngjashme nė tė gjithė qytetet e mėdha: si tė pėrmirėsohet lėvizshmėria e qytetarėve dhe nė tė njėjtėn kohė tė zvogėlohet trafiku, aksidentet dhe ndotja e mjedisit. Ky studim i hartuar falė bashkėpunimit me Institutin Co-Plan ofron njė pamje tė situatės sė mobilitetit nė Shqipėri dhe potencialit pėr tė ofruar zgjidhje pėr bashkinė Tiranė si dhe qytete tė tjera tė mėdha nė vendin tonė.
 
ASP ėshtė duke bashkėpunuar prej dy vitesh me deputetėt dhe stafin e komisionit parlamentar pėr veprimtaritė prodhuese, tregtinė dhe mjedisin, pėr forcimin e kapaciteteve tė tyre dhe bashkėpunimin me deputetėt e parlamenteve tė rajonit, pėr tė ndikuar nė procesin e vendimmarrjes politike nė kėtė fushė. Publikimi u drejtohet gjithashtu publikut tė gjerė mė qėllim ndėrgjegjėsimin e tyre mbi rėndėsinė e mobilitetit urban.

Tė gjitha planet e zhvillimit dhe investimet nė infrastrukturė, qė mund tė ndėrmeren me fokus pėrmirėsimin e mobilitetit urban, nuk mund tė jenė tė suksesshme pa ndryshimin e sjelljes sė qytetarėve. Secili prej nesh mund tė sjellė ndryshimin e duhur duke hequr dorė nga zakonet e gabuara tė transportit me automjeteve private dhe promovuar ecjen, pedalimin apo transportin publik. Falė kėtyre gjesteve tė vogla, por tė rėndėsishme, mund tė sigurojmė njė lėvizje mė tė sigurtė, mė ekonomike dhe tė shėndetshme nė qytete.
Ky publikim ėshtė pjesė e projektit “Bashkėpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave tė parlamentarėve tė Evropės Juglindore mbi efiēencėn e energjisė, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban”, i cili zbatohet nga Akademia e Studimeve Poltike me mbėshtetjen e Deutsche Gesellschaft für Interntionale Zusammenarbeit (GIZ) - Fondi i Hapur Rajonal pėr Evropėn Juglindore - Efiēenca e Energjisė (ORF-EE), financuar nga Ministria Federale Gjermane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Dokumenti i plotė