Shoqata e Shkollave Politike dėnon riarrrestimin e themeluesit tė shkollės turke

E Marte, 25 Shkurt 2020



Presidenti i Shoqatės sė Shkollave tė Studimeve Politike dėnoi sot nė njė deklaratė zyrtare riarrestimin nga autoritetet turke tė Osman Kavalės, themeluesit tė shkollės politike tė Stambollit. "Kjo traditė drejtėsie tė sjell nė mendje Lavrentiy Berian, shefin e Policisė Sekrete tė Stalinit, i cili thoshte: "Mė trego njeriun dhe do tė tė gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.
 
Strasburg 25.02.2020: Osman Kavala, njė filantrop turk dhe mbrojtės i tė drejtave tė njeriut, i cili u la i lirė dhe mė pas u riarrestua menjėherė me akuza tė paqarta, duhet tė lirohet menjėherė, u shpreh Nils Muiznieks, President i Shoqatės sė Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshilli i Evropės (ASPS).

Pas 2 vjet burg nėn akuze pėr organizimin e demonstratave tė Parkut Gezi tė vitit 2013 Kavala, themeluesi i Shkollės Evropiane tė Politikės nė Stamboll me qendėr nė Stamboll, u la i lirė nga njė Gjykatė turke pėr t’u arrestuar menjėherė pas kėsaj, i akuzuar pėr pėrkrahjen e grushtit tė shtetit tė tentuar pėr vitin 2016.

Kjo traditė drejtėsie tė sjell nė mendje Lavrentiy Beria, shefin e Policisė Sekrete tė Stalinit, i cili thoshte: "Mė trego njeriun dhe do tė tė gjej krimin", komentoi Nils Muiznieks.

Dhjetorin e kaluar, Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut vendosi ndalimin e izolimit nė mėnyrė arbitrare dhe tė paligjshme te Kavalas dhe urdhėroi lirimin e tij, por Presidenti gjithnjė e mė autoritar i Turqisė, Tayip Erdogan, nuk mund ta toleronte kėtė fakt.

Osman Kavala ėshtė i pafajshėm dhe duhet tė lirohet dhe kompensohet, tha Presidenti i ASPS. Turqia nė mėnyrė tė qartė nuk e respekton mė sundimin e ligjit, shtoi ai, duke pyetur veten nėse Komiteti i Ministrave i Kėshillit tė Evropės dhe Asambleja e tij Parlamentare do tė gjejnė ndonjėherė guximin tė thonė hapur kėtė tė vėrtetė?
  Deklarata e plotė