Bashkėpunim me KQZ pėr certifikimin e trajnimeve zgjedhore

E Enjte, 05 Dhjetor 2019



Akademia e Studimeve Politike po ofron kapacitetet dhe eksperiencėn e saj pėr adaptimin dhe pėrfshirjen e kurrikulės ndėrkombėtare BRIDGE nė proceset e trajnimit dhe edukimit qytetar pėr proceset zgjedhore nė Shqipėri. Ky projekt mbėshtetet nga Kėshilli i Evropės dhe do tė zbatohet nėn ekspertizėn e organizatės "IDEA International” me qendėr nė Suedi.

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve dhe Akademia e Studimeve Politike nėnshkruan gjithashtu njė Marrėveshje Bashkėpunimi nė kuadėr tė kėtij angazhimi tė pėrbashkėt. 

Programi starton nė javėn nė vijim me kurset e para tė trajnimit mbi metodologjinė e planifikimit strategjik dhe kurrikulėn ndėrkombėtare BRIDGE. Katėr ekspertė trajnues tė trupave zgjedhore nė mbi 40 vende tė ndryshme, ndodhen kėto ditė nė Tiranė pėr tė ofruar trajnimet e certifikuara. Nė fazėn e dytė tė tij do tė realizojė certifikimin e ekspertėve shqiptarė tė cilėt do tė zbatojnė standartet BRIDGE nė trajnimet qė zhvillohen pėr trupėn zgjedhore dhe grupet e tjera tė interesit nė Shqipėri.