Seancė dėgjimore me komisionin parlamentar mbi energjinė dhe mobilitetin

E Enjte, 14 Nentor 2019



Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit zhvilloi njė seancė dėgjimore dhe vizitė studimore nė disa shembuj pozitivė investimesh nė qytetin e Korēės nė datat 13-14 nėntor 2019. Ky aktivitet ishte pjesė e programit "Bashkėpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave tė parlamentarėve tė Evropės Juglindore pėr efiēencėn e energjisė, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban", i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike.

Rreth 20 deputetė dhe staf i komisionit parlamentar ndoqėn dy prezantime mbi situatėn e zbatimit tė legjislacionit mbi eficencėn e energjisė dhe mobilitetit urban. Ekspertėt e ftuar, z. Hysni Laēi si dhe zj. Ray Koēi, nė bashkėpunim me Instiutin Co-Plan, njohėn deputetėt me zhvillimet e akteve nėnligjore dhe rekomandime pėrkatėse pėr angazhimin e mėtejshėm tė ligjvėnėsve nė kėto dy sektorė mjaft tė rėndėsishėm.

Kryetari i komisionit, z. Niko Peleshi, e cilėsoi si mjaft tė vlefshėm kėtė proces tė monitorimit tė zbatimit tė legjislacionit qė hartohet nga Kuvendi. Falė ekspertizės profesionale tė ofruar nga ekspertė tė pavarur, parlamentarėt mund tė zhvillojnė mė tej presionin e duhur pozitiv ndaj ministrive tė linjės dhe institucioneve qė nevojitet tė zbatojnė kėtė legjislacion.

Pjesė e aktivitetit ishin edhe vizita nė fermėn solare tė Ujėsjellėsit tė Korēės si dhe investime tė tjera tė ndriēimit eficent dhe zonave tė kufizuara tė qarkullimit e mjeteve, qė mund tė shėrbejnė si shembuj pozitivė pėr t’u pėrsėritur edhe nė qytete tė tjera.