Ministrja e Arsimit pjesė e fushatės edukuese pėr votuesit e rinj

E Enjte, 05 Shtator 2019



Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisė, znj. Besa Shahini ishte sot e ftuar pėr tė ndjekur nga afėr  ushtrimin e votimit tė maturantėve tė shkollės sė mesme “Ismail Qemali” nė Tiranė, nė kuadėr tė projektit tė Kėshillit tė Evropės dhe Ambasadės Zvicerane pėr edukimin e votuesve tė rinj pėr zgjedhjet vendore tė 30 Qershorit 2019. Qėllimi i kėsaj vizite ishte jo vetėm vėzhgimi i procesit, por edhe transmetimi i mesazheve sensibilizuese pėr nxėnėsit dhe tė rinjtė nė pėrgjithėsi mbi rėndėsinė e pjesėmarrjes nė votim si dhe evitimin e fenomeneve negative qė janė shfaqur nė zgjedhjet e kaluara.

Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, zbatuese e kėtij programi, z. Erjon Tase, falenderoi nė fjalėn e tij Ministrinė e Arsimit, Sportit dhe Rinisė dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr bashkėpunimin e afruar. “Sot, po finalizojmė programin e edukimin dhe ushtrimit praktik tė votimit pėr rreth 35 mijė maturantė nė tė gjitha shkollat e vendit. Shpresojmė, qė ndėrgjegjėsimi pėr rėndėsinė e zgjedhjeve dhe evitimi i fenomeneve negative tė shit-blerjes sė votės apo delegimit tė saj, tė ketė mbėrritur nėpėrmjet nxėnėsve tek ēdo familje edhe nė zonat mė tė largėta”.  

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisė, znj. Besa Shahini, nėnvizoi nė fjalėn e saj rėndėsinė e edukimit dhe ndėrgjegjėsimit tė maturantėve qė votojnė pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje. “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė shkollėn ta afrojmė me procese tė tilla qė edukojnė qytetarė tė rinj, tė angazhuar nė vendimmarrje dhe tė ndėrgjegjshėm pėr rolin e tyre nė shoqėri”, tha Shahini. “Jam e bindur se ju tė gjithė do tė ushtroni me pėrgjegjėsi kėtė tė drejtė ditėn e zgjedhjeve vendore dhe nė proceset e mėtejshme zgjedhore”, nėnvizoi ministrja e Arsimit.

Mė pas ministrja Shahini ndoqi nxėnėsit 18 vjeēarė, votues pėr herė tė parė, tė cilėt organizuan njė proces tė simuluar votimi nė klasėn e tyre pėr tre kandidatė dhe morėn role pėrkatėse si komisionerė, vėzhgues etj. Nėpėrmjet kėtij ushtrimi synohet praktikimi i tyre me procedurėn e votimit duke evituar ngatėrresat apo kėshillimin e tyre tė gabuar ditėn e zgjedhjeve, momente tė cilat sjellin pavlefshmėrinė e votės sė tyre apo edhe konflikte mes komisionerėve tė forcave tė ndryshme politike.