ASP projekt per angazhimin e shoqėrinė civile ne procesin e integrimit

E Premte, 21 Dhjetor 2018



Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e projektit “Roli i Shoqėrisė Civile nė Procesin e Integrimit Evropian nė Shqipėri", nė kuadrin e IPA II - Instrumenti i Integrimit tė Bashkimit Evropian 2014, nė bashkėpunim me Institutin e Sociologjisė Ndėrkombėtare nė Gorizia (Itali) dhe Fondacionin nė Mbėshtetje tė Demokracisė Lokale (Poloni). Projekti synon tė nxisė njė dialog tė strukturuar ndėrmjet organizatave tė shoqėrisė civile dhe Autoriteteve Lokale nė Shkodėr, Lezhė, Durrės, Vlorė dhe Fier me qėllim ofrimin e kontributit tė pėrbashkėt nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian tė vendit. Ky objektiv duhet tė arrihet duke identifikuar interesat e pėrbashkėta, partneritetet potenciale, si dhe pengesat pėr angazhimin e mėtejshėm tė shoqėrisė civile, nė veēanti nė nivelin lokal tė qeverisjes.

Programi synon kapacitimin e aktorėve vendorė nėpėrmjet pjesėmarrjes nė njė cikėl prej katėr kursesh trajnimi (Akademia e Trajnimit), e ndėrtuar mbi kurrikulat e ekspertėve polakė dhe italianė si dhe eksperiencėn e Qendrės se Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės. Gjithashtu, pjesėmarrėsit nė Akademinė e Trajnimit do tė njihen me shembuj pozitivė gjatė njė vizitė studimore nė Poloni.

Kėta aktorė vendorė synohet qė tė vazhdojnė mė tej bashkėpunimin e nisur pėrmes ngritjes sė Forumit tė Shoqėrisė Civile si njė platformė e qėndrueshme e shkėmbimit dhe bashkėpunimit, bazuar nė pėrvojėn polake dhe praktikat e tjera mė tė mira evropiane. Objektivi pėrfundimtar i projektit ėshtė tė pėrgatisė kėta aktorė vendorė pėr tė bashkėpunuar edhe mė tej pėr vendimmarrjen e orientuar drejt nevojave tė qytetarėve.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisė, nė kuadėr tė Instrumentit Evropian IPA II i Bashkimit Evropian 2014 “Mbėshtetje pėr organizatat e shoqėrisė civile pėr zbatimin e aksioneve pėr ngritjen e kapaciteteve pėr rritjen e dialogut tė politikave dhe ndėrgjegjėsim mbi procesin e integtrimit evropian”.