Integrimi Evropian nė fokusin e kursit tė tretė tė Shkollės

E Shtune, 18 Maj 2019



Integrimi evropian dhe vendimi i pritshėm mbi hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit tė tretė tė Shkollės sė Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua nė hotel “Bleart" Durrės, nė datat 17-19 maj 2019, me prezencėn e lektorėve tė pėrzgjedhur vendas dhe tė huaj. Z. Nils Muiznieks, President i Shoqatės sė Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės zhvilloi njė diskutim mbi populizmin nė Evropė, si njė rrezik ndaj demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut. Diskutimet trajtuan gjithashtu sfidat e besimit tė qytetarėve ndaj elitave tė tyre politike dhe dėshtimin e tė majtėve evropianė pėr tė ofruar alternativa frymėzuese ndaj ankthit evropian mbi krizėn ekonomike, refugjatėt dhe emigrantėt. Z. Muiznieks ndodhej pėr njė vizitė nė Shqipėri me ftesė tė Akademisė sė Studimeve Politike nė kuadėr tė 70 vjetorit tė themelimit tė Kėshillit tė Evropės.

Eksperti ndėrkombėtar i sigurisė, z. Alexis Vahlas, u ftua nė kėtė kurs me synim pėr tė trajtuar sfidat e reja me tė cilat po pėrballet BE: radikalizimi islamik, rritja e influencės ruse si dhe valėt e emigracionit. Diskutimi me pjesėmarrėsit krijoi njė vėshtrim mė tė qartė tė problematikave tė brendshme tė BE-sė si dhe masat e mundshme pėr tė pėrballuar kėto rreziqe tė reja, tė cilat kanė ndikim nė valėn e populizmit dhe mbylljes sė mėtejshme tė BE-sė. Njė temė e diskutimit ishte dhe diskutimi pėr shkėmbimin e territoreve mes Kosovės dhe Serbisė, bazuar mbi tė drejtėn ndėrkombėtare.

Ndėrkohė, z. Gledis Gjipali, drejtor i Lėvizjes Evropiane nė Shqipėri, prezantoi rrugėn e deritanishme tė Shqipėrisė drejt BE-sė dhe mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me hapat e mėtejshėm nė rast tė hapjes sė negociatave me Bashkimin Evropian.

Prezantimi i ekspertit tė ekonomisė, z. Adrian Civici, u fokusua tek modeli i zhvillimit tė kapitalizmit nė vendet post-socialiste duke e krahasuar me modelin e ndėrtuar nė vendin tonė, me qėllim pėr tė patur njė ekonomi konkurruese me ekonomitė e vendeve tė tjera tė Bashkimit Evropian.