Mobiliteti urban, deputetėt shqiptarė vizitė nė Ljubjanė

E Enjte, 16 Maj 2019



Rreth 30 deputetė dhe anėtarė tė stafeve tė parlamenteve tė vendeve tė rajonit zhvilluan njė vizitė studimore nė Ljubjanė, Slloveni, nga data 13-15 maj 2019. Qėllimi i vizitės ishte mundėsia pėr tė njohur nga afėr modelin pozitiv tė zbatuar tė planifikimit tė qėndrueshėm tė mobilitetit urban ne kėtė qytet, i cili ėshtė shpallur "Kryeqyteti i Gjelbert Evropian" pėr vitin 2016. Pjesėmarrėsit u pritėn nga kryetari i bashkisė sė Ljubjanės, z. Zoran Jankovic, i cili ndau me ta sfidat dhe eksperiencėn e tij pėr tė siguruar mbėshtetjen e duhur politike dhe qytetare pėr tė zbatuar masat e nevojshme tė mobilitetit urban nė qytetin e drejtuar prej tij nė mandatin e katėrt.

Delegacioni shqiptar u pėrfaqėsua nga deputetėt z. Niko Peleshi, znj. Eglantina Gjermani dhe znj. Xhilda Pinci, staf i Komisionit Parlamentar tė Veprimtarive Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit.

Ky aktivitet u koordinua nga Akademia e Studimeve Politike nė kuadėr tė programit "Bashkėpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave tė parlamentarėve tė Evropės Juglindore pėr efiēencėn e energjisė, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban", i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).