ASP nis edukimin e votuesve tė rinj nė zgjedhjet 2019

E Shtune, 11 Maj 2019



Akademia e Studimeve Politike ka nisur zbatimin e programit tė edukimit tė votuesve pėr herė tė parė nė zgjedhjet vendore 2019. Nėpėrmjet koordinimit me 13 Drejtoritė Arsimore Rajonale nė tė gjithė vendin u bė e mundur qė tė trajnohen nė ditėt e para tė muajit maj rreth 385 mėsues qė do tė zbatojnė programit edukues me maturantėt votues pėr herė tė parė. Nė dy javėt e ardhshme rreth 35 mijė maturantė, tė cilėt kanė mbushur rishtazi moshėn 18 vjeēare dhe kanė fituar tė drejtėn pėr tė votuar.

Fushata synon qė tė zhvillojė dy orė mėsimi informues mbi demokracinė dhe rėndėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje si dhe mė pas ushtrimin praktik tė njohurive tė fituara nėpėrmjet njė simulimi tė votimit, ku tė rinjtė do tė praktikojnė procesin dhe evitojnė gabimet nė qendrat e votimit si dhe fenomenet e gabuara tė votimit familjar apo shitjes sė votės, me synim pėr tė ndikuar edhe tek familjarėt e tyre nė evitimin e kėtyre sjelljeve negative qė cėnojnė standartet demokratike. Programi financohet nga ambasada zvicerane, Kėshilli i Evropės dhe zbatohet nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit, Sportit dhe Rinisė dhe Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.