Shkollat Politike ulin sė bashku parlamentarėt shqiptarė dhe malazezė

E Marte, 23 Prill 2019



Tema e Mobilitetit Urban mblodhi sot sė bashku nė Tiranė parlamentarėt shqiptarė dhe malazezė. Anėtarėt e komisionit pėr Veprimtarinė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe njė grup prej 8 deputetėsh dhe staf i parlamentit tė Malit tė Zi, ndoqėn prezantimet e ekspertit Aljaz Plevnik dhe shembuj konkretė nga eksperienca sllovene me objektiv forcimin e kapaciteteve tė parlamentarėve pėr tė ndikuar nė procesin e vendimmarrjes politike nė kėtė fushė.
 
Eventin e pėrshėndeti z. Niko Peleshi, Kryetar i Komisionit tė Veprimtarive Prodhuese, Tregtisė dhe Mjedisit, Shqipėri, z. Aleksandar Damjanovic, Kryetar i Komisionit tė Ekonomisė, Financave dhe Buxhetit, Mali i Zi si dhe znj. Jasna Sekulovic, Menaxhere Rajonale e Projektit GIZ ORF EE.

Mobiliteti urban ėshtė i lidhur ngushtė me politikat e tjera tė Bashkimit Evropian si energjia, ndryshimet klimatike, ekonomia, barazia sociale, inovacioni etj. Qytetet nė Evropė po pėrballen gjithnjė e mė tepėr me probleme tė shkaktuara nga transporti dhe trafiku. Nė tė njėjtėn kohė, lėvizshmėria urbane ėshtė jetike pėr qytetet evropiane dhe ėshtė njė kontribues i madh nė rritjen ekonomike, nė krijimin e vendeve tė punės dhe nė rritjen e konkurrencės. Pėr kėtė qėllim, kėrkohet njė angazhim shumėplanėsh i aktorėve tė ndryshėm vendimmarrės, biznesit dhe shoqėrisė civile pėr tė adresuar problematikat e zhvillimit urban tė qyteteve tona. 

Ky workshop ėshtė pjesė e bashkėpunimit tė Shkollave tė Studimeve Politike nė rajon, nė kuadėr tė programit "Bashkėpunimi rajonal dhe zhvillimi i kompetencave tė parlamentarėve tė Evropės Juglindore pėr efiēencėn e energjisė, ndryshimet klimatike dhe mobilitetin urban", i financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)