Nėnshkruhet marrėveshja pėr edukimin e votuesve tė rinj 2019

E Hene, 25 Mars 2019



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Akademia e Studimeve Politike firmosėn sot Marrėveshjen e Bashkėpunimit pėr edukimin e tė rinjve mbi zgjedhjet vendore tė 30 qershorit 2019. Ky program do tė zbatohet pėr herė tė pestė nė Shqipėri nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit, Sportit dhe Rinisė (MASR). Fushata do tė ketė nė fokus mbi 35 mijė maturantė (votues pėr herė tė parė) nė shkollat e mesme tė vendit, duke synuar informimin e tyre mbi procesin dhe nxitjen pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

Kryetari i KQZ-sė, Z. Klement Zguri dhe drejtori i ASP, Z, Erjon Tase theksuan eksperiencėn pozitive tė bashkėpunimit mes dy institucioneve, eksperiencė e cila do tė ofrohet gjithashtu me synim kapacitimin strategjik tė edukimit zgjedhor si dhe akredimin e kurrikulave tė trajnimit qė ofrohen pėr trupėn zgjedhore. Pjesė e kėsaj marrėveshjeje do tė jetė edhe bashkėpunimi pėr realizimin e aplikacionit pėr telefonat smartphone pėr kėto zgjedhje, me qėllim informimin e gjerė tė publikut mbi procesin si dhe denoncimin e fenomeneve negative gjatė fushatės elektorale.

Programi i edukimit tė votuesve pėr herė tė parė mbėshtetet nga Agjensia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) nė bashkėpunim me Kėshillin e Evropės, nė kuadėr tė programit tė asistencės parazgjedhore nė Shqipėri.