Prezantohen me eskpertėt studimet mbi politikat e bashkise Tirane

E Premte, 23 Nentor 2018



Akademia e Studimeve Politike organizoi nė datat 22-23 nėntor sesionet e prezantimit tė pesė kėrkimeve mbi politikat e bashkisė Tiranė nė kuadėr tė "Programit tė Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj" (PRYA). Kėrkuesit prezantuan studimet e tyre nė panele ekspertėsh, tė cilėt u ftuan tė ofrojnė komentet dhe rekomandimet mbi draftet, me synim pėrmirėsimin e mėtejshėm tė punimeve pėrpara prezantimit final tė tyre. Pjesė e sesioneve ishin dhe pėrfaqėsues tė bashkisė Tiranė, tė cilėt do tė jenė edhe pėrfituesit e kėtyre studimeve.
 
"Programi i Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj" (PRYA), ka nė fokus 10 kėrkues tė rinj akademikė, tė cilėt po trajnohen dhe mbėshteten financiarisht pėr tė hulumtuar mbi pesė politika me interes pėr t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranės. Kėrkuesit po mentorohen nė punimet e tyre nga Qendra Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave ICPA, me seli nė Berlin, Gjermani. Ky program financohet nga PERFORM, projekt i Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC), i cili zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation nė partneritet me Universitetin e Friburgut.